• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS ‘pezullon’ ligjin për të shmangur hetimin parlamentar për çështjen “McGonigal”

Në një akt të paprecedentë, mazhoranca socialiste deklaroi të enjten se ligji për komisionet hetimore nuk mund të zbatohet deri në përfundimin e procesit të ndryshimit të tij, duke shmangur një komision hetimor për çështjen “McGonigal” - ku një ish-zyrtar i lartë i FBI-së akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.

17:29 : 16/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Socialistët refuzuan të merrnin në shqyrtim në Kuvend kërkesën e opozitës për ngritjen komisionit që ngrinte pikëpyetje mbi ligjshmërinë e takimeve të kryeministrit me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj lajmëroi se nuk do të kishte një vendim për ngritjen e këtij komisioni duke e kushtëzuar këtë me një proces për ndryshimin e ligjit që ka ndërmarrë Kuvendi.

“Konferenca e Kryetarëve vendosi shtyrjen e vendimit për kërkesën deri në miratimin e ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”- tha ajo.

Por, deputetët e opozitës kundërshtuan duke e cilësuar një përpjekje antikushtetuese.

“Këtë ligj mund ta pezullojë vetëm Gjykata Kushtetuese”- argumentoi Oerd Bylykbashi duke e cilësuar të papranueshme që sipas tij pezullohet një ligj me vendim të një organi të Kuvendit.

Lexo edhe:

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

“Sot duhet që ky parlament të hetojë në të drejtën e vet. Ka madje edhe marrëveshje për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”– tha ai.

Kryetari i grupit parlametar socialist, Taulant Balla, i cili e kishte paralajmëruar këtë qëdrim të mazhorancës që kur u dorëzua kërkesa e opozitës, e mbrojti vendimin si një detyrim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, po pa sqarur se cilit vendim i referohej.

“Vendimet e Gjykates Kushtetuese zbatohen automatikisht”, tha ai duke shtuar se “ndaj është ngritur nje komision i posaçëm për ndryshime në ligjin ku të transfuzohen këto vendime”.

I pyetur nga BIRN se mbi ç’bazë ligjore një ligj duhet të pushojë së ekzistuari kur për të është hapur një proces ndryshimi, Balla nuk u përgjigj.

Edhe Felaj nuk solli argumente për të njëjtën pyetje, ndërsa referoi procesverbalin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për të parë arsyet ‘ligjore’ të përdorura nga përfaqësuesit socialistë.

Por, Kuvendi nuk e vuri në dispozicion procesverbalin e mbledhjes së datës 7 shkurt , i cili duhet të ishte publik, me arsyetimin se kalon disa procesura administrative para publikimit.

Ndërkohë Felaj dhe Balla pretenduan se kërkesa e opozitës ishte e falsifikuar dhe se sekretariati i Kuvendit për procedurat po hetonte mbi këtë pretendim

“Ajo kërkesë dyshohet të jetë e fallsifikuar, gjë e cila është konstatuar pas përfundimit të mbledhjes së konferencës, çka po trajtohet nga sekretariati për procedurat, etikën dhe votimin”– tha Felaj.

Vendimi i PS-së u komentua nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e cilësoi rastin një “skandal të paprecedentë”.

“Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur opozita kërkon komision hetimor, ata të mos e japin. Por gjëja më e pabesueshme është që zonja thotë se Byroja ka pezulluar një ligj për komisionin hetimor”- tha Topalli duke folur gjatë një proteste të opozitës para godinës së Kuvendit të enjten.

Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës ka si bojekt verifikimin e “nxitjes, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”./Reporter.al

Etiketa: afera McGonigalceshtjeEdi Ramaermonela felajish-agjentin e FBI-sëJozefina TopalliOerd BylykbashiPartia Socialisteps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
Para

Dy mungesa të sigurta, Colella në dilemë, Partizani duhet “arnohet” ndaj Erzenit

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom