• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Seanca në KPK, gjyqtarja Selvie Gjoçaj jep shpjegime për kursimet cash

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative Tiranë, Selvie Gjoçaj dha shpjegime më së shumti për kursimet cash para fillimit të detyrës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

16:46 : 14/02/2023
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtarja Selvie Gjoçaj e Gjykatës Administrative të Tiranës u përball të martën më 14 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime në mënyrë të përmbledhur për një gjendje cash të krijuar para fillimit të detyrës dhe gjetjet për dy çështje profesionale. Gjoçaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Gjoçaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Alma Faskaj. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Selvie Gjoçaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua në vitin 2007 si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Kukës. Prej vitit 2013, Gjoçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Komisioni nuk ka gjetur probleme në burimet e krijimi të një apartamenti me sipërfaqe 104.2 m2 në Tiranë me çmim 56 mijë euro dhe të një garazhi 23 m2 me çmim 4000 euro, të blerë nga subjekti në vitin 2015.

Si burime krijimi të këtyre pasurive, Gjoçaj ka deklaruar një kredi në shumën 4.2 milionë lekë dhe një hua në vlerën 30 mijë euro. Sipas relatores Çiftja, subjekti ka kryer deklarim të saktë për kredinë. Po ashtu, ka rezultuar se huadhënësi R.G. ka pasur burime të ligjshme për dhënien e vlerës 30 mijë euro, pasi nga verifikimet është konstatuar se shoqëritë ku ai ai është ortak kanë ndarë dividend në shuma të konsiderueshme.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

Gjoçaj ka rezultuar me burime të ligjshme edhe për blerjen e një automjeti në vitin 2013 dhe gjendjen e llogarisë bankare të pagës në shumën 348 mijë lekë.

Sipas KPK, pamundësi financiare është gjetur për një pjesë të gjendjes cash në vlerën 800 mijë lekë, të pasqyruar nga subjekti në deklaratën përpara fillimit të detyrës. Si burime financiare të krijimit të kësaj shume, Gjoçaj ka deklaruar të ardhurat nga puna në një studio ligjore përpara se të studionte në Shkollën e Magjistraturës, si dhe nga bursa e përfituar pranë kësaj shkolle. Nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative në shumën 171 mijë lekë për të kursyer vlerën 800 mijë lekë në 2006-ën.

Gjyqtarja Gjoçaj shprehu vlerësim për procesin e vetingut duke e cilësuar si objektiv. Ajo vërejti se ishte munduar të kishte qenë bashkëpunuese gjatë gjithë procesit administrativ. Lidhur me diferencën negative të konstatuar për gjendjen cash të krijuar para fillimit të detyrës, Gjoçaj shpjegoi se përpara se të fillonte studimet në Shkollën e Magjistraturës kishte punuar në një studio ligjore, ku kishte pasur pagë fikse në masën 25 mijë lekë. Por sipas subjektit, ajo kishte realizuar edhe përkthime në atë periudhë. Ajo këmbënguli se ka qenë detyrim i punëdhënësit për të paguar detyrimet dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Gjyqtarja Gjoçaj i kërkoi Komisionit që të konsiderojë rrethanat e punësimit dhe të periudhës kohore, duke u vlerësuar bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit. Po ashtu, ajo theksoi se kjo shumë ishte krijuar përpara fillimit të detyrës dhe se nuk kishte shërbyer për krijimin e asnjë pasurie, por ishte shpenzuar. Subjekti pretendoi se edhe nëse pamundësia për gjendjen cash do të konsiderohej në analizën financiare, ajo sërish rezulton me bilanc pozitiv në vitin 2006.

Relatorja Çiftja u shpreh se subjektit i janë kërkuar shpjegime për një adresë në Shkozet të Durrësit. Gjoçaj solli në vëmendje se kishte dhënë shpjegime për këtë gjetje. Ajo sqaroi se me familjen e saj kishte jetuar de facto deri në vitin 1993, kur ishte larguar për të ndjekur studimet në shkollën e mesme për gjuhë të huaja në Elbasan.

Sipas subjektit, në vitin 1996 familja ishte shpërngulur nga Tropoja ku jetonin më parë dhe ishte vendosur në Durrës, ku dhe ishin regjistruar në gjendjen civile të rajonit numër 5 të atij qyteti. Gjyqtarja deklaroi se ajo nuk ka jetuar në atë adresë, pasi familja nuk ka disponuar ndonjë banesë atje, por ka shërbyer për efekt të regjistrimit në gjendjen civile dekada më parë. Gjoçaj deklaroi se vetëm në vitin 2017 kishte ndryshuar adresën e saj, duke e transferuar në vendbanimin e saj në Tiranë.

Komisioni nuk ka gjetur probleme në tre dosjet e dorëzuara nga subjekti në kuadër të rivlerësimit. Në një prej pesë çështjeve të shortuara është konstatuar se subjekti ka dorëzuar një vendim në sekretari pas 12 ditësh, nga 7 ditë që ishte afati.

Gjoçaj deklaroi se vonesa prej pesë ditësh kishte ndodhur për shkak të ngarkesës së madhe. Sipas saj, viti 2014 ka qenë viti i parë efektiv i gjykatave administrative dhe se kishte pasur një ngarkesë të madhe pune për shkak të kalimit të gjithë çështjeve nga gjykatat civile.

Nga 12 denoncime të depozituara në KPK, Gjoçaj dha shpjegime për pretendimet e një denoncuesi, sipas të cilit gjykata me të padrejtë i kishte ngarkuar si shpenzim një shumë 2000 euro.

Gjoçaj deklaroi se shpenzimet për palën paditëse ishin përcaktuar bazuar në një faturë të rregullt të dorëzuar nga pala ku përcaktoheshin shpenzimet. Subjekti shpjegoi se procesi kishte zgjatur rreth një vit e gjysmë dhe se shpenzimi ishte kryer realisht.

Në përfundim të seancës dëgjimore, gjyqtarja Selvie Gjoçaj u shpreh se shpresonte që shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej saj të bindnin trupën e KPK se duhet të vijojë detyrën. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet të mërkurën më 15 shkurt, në orën 09:45.

/Reporter.al/

Etiketa: kpkSeance degjimoreSelvie Gjoçaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

21:29 : 07/04/2025
AKTUALITET

SPAK heq dorë nga kërkimi për shkarkimin e prokurorit Hysni Mulaj

18:31 : 07/04/2025
AKTUALITET

Ishte shkarkuar për probleme me pasurinë, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja

17:45 : 25/03/2025
Para

Dëmtohet kapiteni i Partizanit, ja sa javë pritet të mungojë

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com