• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njeriu ndërton qytete antropofage, apokaliptike. Nuk ka faj natyra!

13:40 : 09/02/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Artan Fuga

Bisedë për tërmetet me Qenan K.

Unë : More, bien më shumë tërmete sesa më parë, apo e kam gabim?

Qenan K. : Sigurisht e ke gabim. Natyra në mijëra vjet as behet më e mirë dhe as bëhet më e keqe, njeriu është një mizë e vogël, një insekt, përpara saj. Na duket sikur bien më shumë tërmete, ka më shumë aksidente natyrore, sepse tani me mediat e sotme ne i marrim vesh të gjitha. Më parë, fshatari shqiptar merrte vesh çfarë ndodhte në fshatin e tij. Kaq! Prandaj flinte i qetë, dhe jetonte në paqe me botën. Kurse tani ne mediat na derdhin qysh në mëngjes të gjitha tmerret natyrore të botës, batica, zbatica, tërmete, zjarre nqë djegin pyje, terrene që rrëshqasin, cuname, etj. Prandaj njeriut i duket sikur ka ardhur apokalipsi. Në fakt natyra është po ajo, njeriu ndot qytetin e tij, se të ndoti natyrën, hahaha, është aq i vogël, sa mund të ndoti shtëpinë tënde një merimangë e vogël.
Ndotka natyrën njeriu!!! Cfarë narcistësh jeni!

Unë: Po mirë o Qenan K., si nuk është e vërtetë që vriten më shumë njerëz nga tërmetet nga më parë? Shiko tragjedinë që ndodhi në Turqi!

Lexo edhe:

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

Qenan K.: Pa dyshim, tragjedi e madhe, e tmerrshme, por për këtë nuk e ka fajin natyra, nuk e kanë fajin ato shtresat e nëntokës që lëvizin, se ato kanë lëvizur gjithmonë. Por, njeriu që nuk respekton natyrën. Nuk është natyra që respekton njeriun, është njeriu që për të mirën e vet duhet të respektojë natyrën. Ndryshe ikën për dreq! Si një lëvozhgë që e merr dallga! Ja ndërton banesa me pesëdhjetë kate, ngjitur njëra me tjetrën, dhe pastaj, pasi bën këtë, qan se tërmeti e vrau, e shkatërroi, e dërmoi, e mbuloi. Tërmetet bëjnë shumë herë më tepër dëme se më parë sepse njeriu ka ndërtuar qytete, qendra urbane apokaliptike, pra bën vetëvrasje kolektive! Harakiri! Nuk vret tërmeti, vret njeriu njeriun, vret njeriu veten, njerëzimi vetëshkatërrohet.

Unë: Ik, mos ja fut kot, domethënë për tërmetet dhe shkatërrimet që ato sjellin fajin e paskan njerëzit?

Qenan K. : Dëgjo këtu, mos u bëj idiot dhe gjumash si disa! Ja, siç ka thënë Zhan Zhak Rusoi, tërmetet nuk vrasin lepujt, ujqit, breshkat, peshqit. Vrasin njerëzit, as kafshët e egra, as gjarpërinjtë. Sepse njeriu bën gabime! Kafshët nuk gabojnë kurrë! Kur them fajin e kanë njerëzit, nuk e kam fjalët për fëmijët e shkretë, ata janë të pafajshëm. Ata paguajnë fajet e të mëdhenjve. Por, edhe të mëdhenjtë nuk, kanë faj të gjithë. Nuk vret tërmeti, vrasin ata që pasi ndërtojnë shkel e shko, i bëjnë qytetet si ferr, duke ngritur çekiça me beton dhe hekur, u a varin mbi kokë njerëzve, që ngrysen, por nuk dinë nëse do të gdhihen. Këta vrasin, jo tërmeti. Ke vënë re ti që nga tërmetet vdesin vetëm të varfërit, të pasurit shumë rrallë. Ata jetojnë në vila, bunkerë, etj.

Unë: E po çfarë të bëjmë tani, vdiqëm vdiqëm, tërmetet nuk parashikohen!

Qenan K. : Nuk e dija që qenke kaq budalla, si ca hajvanë andej këndej që flasin pa kuptuar se çfarë thonë! Të mykur me dije të shekullit të njëzetë!
Si ore nuk u parashikokan tërmetet, je në vete ti? Varet se çfarë kupton me parashikim, o idiot! Nëse me parashikim kupton që të dish paraprakisht edhe orën, minutën që do të bjerë tërmet, nëse do të dish sesa vetë do vrasë, sa do shkatërrojë, sigurisht nuk parashikohet dot. O budalla, po kështu as se kur vjen autobuzi i Kamzës te Ushtari i Panjohur nuk e parashikon dot!!! Pse rrinë kot njerëzit në stacion? Ai niset, dihet se në parim do të vijë, pritet të vijë, sigurisht, por rrugës mund të vonohet, mund edhe të bëjë aksident, edhe të prishet fare dhe të mos vijë atë ditë. Por, kjo nuk do të thotë se nuk parashikohet ardhja. Përafërisht gjithmonë! Me gabime!

Ky është parashikimi!

Pse kot ka ngritur bota sisteme alarmi për tërmete dhe cuname!

Unë: Si mund të parashikohet?

Qenan K. : Ore, kjo është puna e sismologëve, nuk është që sismologu, gjithë ai derr burri i botës, flet në televizion sikur është prift, apo kryetar i bashkimeve profesionale. Del dhe thotë : Mos u bëni merak, tërmeti ra, tani nuk ka më rrezik se lëkundje të vogla do të jenë! Mos kini merak fare! Flet kot! Kopil i madh, hiqet si shkencëtar, por është thjesht një mashtrues. Thotë me vete: Po qe se bie tërmet dhe vdesim, askush nuk do të më kërkojë llogari, se të vdekurit janë të urtë. Po qese nuk bie, dal dhe them: Emooo e patë! Eshtë matematikë e pastër kjo! Dhe merr lekë, projekte, vuuuu xhepi plot! Ca i shpërndan ca i mban për vete!
Ka mikroteknologji që ndjejnë dridhjet e tokës, zhurmat, dhe paralajmërojnë për ardhje valësh sizmike me magnituda të ndryshme, ka matje të lëvizjes të nënshtresave të tokës edhe llogaritje të shpejtësisë mesatare të tyre, të drejtimit të lëvizjes, dihet pak a shumë ku po shkojnë të përplasen! Ndërtimet bëhen duke futur sensorë dixhitalë në betonet e mureve, etj. Tregon sa duron ndërtesa akoma! Lexoni librat me të reja e teknologjisë o idiotë!

Unë: Mos shaj o Qenan K., nuk ka lezet!

Qenan K. : E mo se nuk të gjen gjë nga fjala! Ti vetë më ke thënë se je shurdh nga ajo anë! Parashikimi për të ardhmen bëhet duke studjuar të kaluarën. Kur një zonë ka qenë sismike dhe ti shkon ndërton dhjetra pallate me nja dyqind kate atje, dihet që ti po ndërton shkatërrimin e tyre!

Cfarë të të them unë tani!

Edhe i ndërton, fut lekët në xhep, edhe e di që një ditë do të shëmben, dhe përsëri do të marrësh lekë nga riparimiet, ose do ta kesh sheshin e ndërtimit gati, për të ndërtuar përsëri, prapë do prishen dhe kështu për mijëra vjet!

Ja pse gjarpëri nuk ka frikën tërmetin, as sorra, as laraska, as qejfulli, as zhapiku, kurse njeriu vetvritet!

Vetëvriten qytete të tëra nga babëzia, pastaj kur tërmeti i godet qajnë si fëmija! Njeriu ndërton qytete antropofage, apokaliptike. Nuk ka faj natyra!

Etiketa: Artan Fugatermet

Lajme të lidhura

RAJONI

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

12:28 : 07/08/2025
AKTUALITET

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

13:29 : 03/08/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra dhe magnituda

17:03 : 02/08/2025
AKTUALITET

“Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”/ Akademiku Fuga: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

19:58 : 31/07/2025
BOTA

Evakuime në Japoni dhe SHBA, tërmeti i fuqishëm pranë Rusisë shkakton paralajmërime për cunami

08:14 : 30/07/2025
RAJONI

Tërmet i fortë në Greqi, ndjehet edhe në Kretë

16:49 : 23/07/2025
Para

Aktori britaniko-turk mes lotësh: Kemi familje të humbur, s'kemi shpresë

TË GJITHA

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025

Me drogë dhe 124 fara kanabisi në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Lushnjë

10:22 : 08/08/2025

Situata me zjarret në vend: 19 vatra në 24 orët e fundit

10:20 : 08/08/2025

E rëndë në malin e Llogarasë! Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

10:13 : 08/08/2025

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com