Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi sot ne nje deklarate per mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po hesht dhe po fsheh ne bashkepunim me ish ministrin Saimir Tahiri tre ish zyrtaret e Policise qe po i kerkon Prokuroria ti arrestoje.
“Me fshehjen që po i bën tre të akuzuarve po vërteton se po vijon të jetë pjese e bandave që kanë në pronësi drogen në Shqipëri. Ky veprim i sotëm është në vijim të mbrojtjes së bandave të drogës dhe tregon se perse nuk janë ndaluar dy vëllezërit Habilaj.
Askush më mirë se Eama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Rama me bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri janë në dijeni të lëvizjeve dhe në dispozicion të fshehjes së tyre se kane frikë nëse ndonjë nga ata flet që do nxjerre në krye të corbës emrin e Edi Ramës. Njeriu që sot ka frikë më shumë se 3 policët e akuzuar por edhe se Haki Cako që janë njësoj të implikuar në bandat kriminale, ndaj sot më shumë se kurrë fronti ynë opozitar duhet të bashkojmë forcat dhe të shporrim këtë lloj politikani që është përlyer në pazare dhe trafiqe me banditë. Sot Rama dhe oborri i tij heshtin, por ta kenë të qartë se heshtja e tyre s’do i shëptojë dot nga fajësia që kanë” tha ajo.