Noizy është përfshirë në një sulm gjatë një koncerti në SHBA.
Këngëtari i njohur si reperi më i famshëm shqiptar, emri i artit i të cilit është “Noizy”, është sulmuar nga grupi rival CFE gjatë një koncerti, që ka patur në Queens, New York.
Kjo video tregon se një reper krejtësisht i panjohur, emri i të cilit ishte “Don Phenom”, bashkë me grupin e tij “CFE”, pretendohet se kanë sulmuar Noizyn. shkruan një faqe në Facebook ‘Hip Hop Shqip’, e cila ka hedhur një video, ku shihet një numër fansash TBA.
Në fakt duhet thekura se në video nuk shihet qartë Noizy, i cili deri më tani nuk ka dhënë ndonjë detaj. Ndërkohë që pretendohet se reperi i famshëm shqiptar ka qenë i rrethuar nga sigurimi i klubit ku ai do të mbante show. Ndërkohë që ka qenë i shoqëruar edhe nga disa forca policore të Neë Jorkut “NYPD”, të cilat garantonin sigurinë e tij.