Lajmi se bashkëshorti i këngëtares Arta Bajrami ndodhet në burg pasi ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Grabitja” bëri xhiron e rrjetit. Por këto spekulime i ka hedhur poshtë vet këngëtarja, e cila e revoltuar reagoi me një shkrim në InstaStory, ku tregon se lajmi është i pavërtetë dhe se ajo e ka bashkëshortin në shtëpi.
“Burrin e kam në shtëpi, Prishtinë, Vranjefc, me mua e me fëmijët e jo në Londër, mos servoni dezinformata kot”– shkroi Arta.
Ditën e sotme, ky lajm është konfirmuar për ‘Telegrafin’ nga ana e zëdhënëses së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fillimisht është ndaluar personi në fjalë në kohëzgjatje prej 48 orësh, i cili ka pasur urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të veprës penale “Grabitja”, ndërkaq për të njëjtin është kërkuar masa e paraburgimit në Gjykatën kompetente”, tha Ulaj.