• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

FOTO/ Presidenti Meta në Poreç të Kroacisë, përurohet shtatorja e Nënë Terezës

15:34 : 23/11/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, së bashku me Kardinalin Ernest Simonin (Troshani), me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish-presidentin e Kroacisë Stjepan Mesi. Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj dhe shumë personalitete të tjera nga të gjitha trevat shqiptare, morën pjesë në ceremoninë e përurimit e të bekimit të shtatores së Shenjtores dhe bamirëses shqiptare Nënë Tereza, me autor Anto Jurki?, të realizuar nga Kryetari i Këshillit organizativ Idriz Sulejmani dhe mbarë bashkësia shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë e Pore?it. Me këtë rast solemn u mbajt edhe mesha e shenjtë në Bazilikën Eufrazjane.

Gjatë kësaj vizite Presidenti Meta dhe të ftuarit e tjerë u pritën edhe nga Kryetari i Bashkisë së Pore?it, zoti Loris Peršuri?, të cilin e falënderuan dhe e përgëzuan për këtë veprim që dëshmon dhe reflekton ndjenjat e miqësisë së vjetër dhe të shëndoshë mes popullit shqiptar dhe atij kroat.

Në përshëndetjen e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta u shpreh:

“Jam i nderuar që sot, së bashku me ju, po marr pjesë në përurimin  e shtatores së Shën Nënë Terezës, këtu në Poreç të Kroacisë.

Kroacia, ky vend mik i shqiptarëve, çdoherë ka treguar mikpritje të mrekullueshme për ne. Lidhjet tona miqësore dhe vëllazërorë me kroatët janë shekullore, janë lidhje gjaku dhe shpirti, të cilat i vazhdoj kryetrimi ynë Skënderbeu me Raguzën e dikurshme e Dubrovnikun e sotëm, por, janë edhe ura jonë lidhëse shpirtërore Arbanasit e Zarës dhe diaspora jonë nga të gjitha trojet shqiptare që jeton në Kroaci.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Nga sot, lidhja e shqiptarëve me Kroacinë do të jetë edhe më e fortë, edhe më shpirtërore, sepse Poreçi, ky qytet i bukur do të ketë në gjirin e vet, si simbol të paqes, humanizmit, dashurisë, lidhjes dhe miqësisë, shtatoren e Shën Nënë Terezës.

Nënë Tereza, u bë nënë e njerëzve të pashpresë, e nevojtarëve që ishin më së shumti në nevojë, e jetimëve dhe e të gjithë njerëzve që kanë nevojë për dashuri dhe ngrohtësi njerëzore. Ky humanizëm dhe kjo devotshmëri e paparë e Nënë Terezës, bëri për vete personalitetet më të rëndësishme botërore.

Madhështisë shpirtërore dhe humane të Nënë Terezës, ju përulën më respekt mbretër e mbretëresha, lider politikë e shpirtërorë, që nga Papa Gjon Pali i Dytë e deri tek Nelson Mandela, që nga Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar deri tek presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të mbarë botës demokratike.

Nënë Tereza ishte krenare për origjinën e saj shqiptare, as atëherë kur ishte në fillim të shërbimit si murgeshë e re, por as atëherë kur botërisht iu pranua kontributi si humaniste, duke u vlerësuar me Çmimin Nobel të Paqes.

Prandaj sot, ashtu si dje, por edhe në të ardhmen, kombi shqiptar do të mburret gjithmonë me emrin dhe veprën e Shën Nënës Terezës.

Nëna Tereza është simbol i vlerave të larta humane, i bujarisë, mëshirës, shpirtmadhësisë, flijimit për të tjerët, bashkëvuajtjes dhe vënies së interesit të përgjithshëm mbi atë personal.

Vlerat shpirtërore dhe humaniste të Nënës Terezës janë bashkim i vlerave më të mira të civilizimit shqiptar, dhe shpjeguesi më i saktë i frymës tolerante dhe kulturës së unitetit tonë kombëtar, edhe pse popull me përkatësi të ndryshme besimesh.

Shën Nënë Tereza, është përfaqësuesja me dinjitoze e të gjithë shqiptarëve, qofshin ata myslimanë, bektashinj, ortodoksë, katolikë apo evangjelistë.

Vepra e Nënë Terezës duhet të na udhëheqë edhe më tej, në punën tonë për një shoqëri tolerante, mirëkuptuese, me respekt të ndërsjellë dhe solidaritet pa dallime sociale, etnike, kulturore apo religjioze. Kjo vlerë e madhe e Shën Nënë Terezë, bëri që ajo të bëhet qytetare e botës, mike e popujve, e besimeve dhe qytetërimeve të ndryshme.

Të nderuar pjesëmarrës,

Sot, qyteti i bukur i Poreçit, me vendosjen e shtatores së Shën Nënë Terezës, po i bashkohet Zagrebit, Sarajevës, Shkupit, Prishtinës, Tiranës, Neë Yorkut, e dhjetëra e dhjetëra qyteteve në mbarë botën që, në qendrat e tyre, kanë vendosur shtatoret e Shën Nënë Terezës.

Urimet më të mira dhe mirënjohje për këtë gjest human dhe shumë fisnik që po bëni sot të dashur bashkatdhetar, si dhe ju drejtues të pushtetit vendor të Poreçit!

Këtë fjalë timen të shkurtër, do dëshiroja ta mbyllja me një thënie të Shën Nënë Terezës: “Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri”.

Le të jetë vepra e Shën Nënë Terezës udhërrëfyes për të gjithë ne!”

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Elona Gjebrea është thirrur në Prokurori. Dyshime se ka udhëtuar me makinën e Habilajve

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com