• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Përpjekjet për të rifilluar bisedimet, Lajçak sot në Kosovë dhe Serbi

10:12 : 06/02/2023
në RAJONI

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë të hënën në Prishtinë dhe në Beograd, në kuadër të përpjekjeve për të rifilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Zoti Lajçak pritet të takohet në një drekë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në orët e mbrëmjes në Beograd pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë vënë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në dritën e një propozimi evropian, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ritheksoi javën që lamë pas se propozimin e sheh si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe “jemi të interesuar të punojmë sa më intezivisht që i njëjti të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët, andaj kërkojmë nga zyra e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, zotit Josep Borrell, që sa më parë të ftojë në takime të rregullta e të shpeshta në mënyrë që të përparojmë drejt finalizimit”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, la të kuptohet se do të pranojë propozimin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë Serbia nëse e refuzon atë. Javën që lamë pas ai raportoi në parlamentin serb për bisedimet me Kosovën, duke theksuar pasojat me të cilat do të përballet vendi i tij nëse refuzon propozimin evropian.

Lexo edhe:

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Qasja e tij u vlerësua nga Shtetet e Bashkuara dhe diplomatët evropianë.

Krahas përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve, diplomatët perëndimorë kanë shtuar trysninë mbi Kosovën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, numëroi të enjten disa kushte, plotësimi i të cilëve do të mundësonte shqyrtimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në një deklarim që opozita e cilësoi si ndryshim të qasjes së tij ndaj Asociacionit mes trysninë perëndimore për themelimin e tij.

Marrëveshja për Asociacionin është arritur në Bruksel në vitin 2013 dhe është miratuar në parlamentin e Kosovës. Në gusht të vitit 2015 është arritur një marrëveshje mbi parimet e themelimit të Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës më vonë gjeti shkelje, ndërsa theksoi se Asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjes së vitit 2013.

Prishtina ka hezituar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika se ai mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar Kosovën se nuk do të mbështesin krijimin e një mekanizmi si në Bosnjë, ndërsa kanë theksuar se koha për themelimin e asociacionit është tani./REL

Etiketa: I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – SerbikosoveMiroslav LajçakSerbi

Lajme të lidhura

BOTA

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025
BOTA

Analiza: Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

16:51 : 10/10/2025
RAJONI

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025
RAJONI

Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kandidatët e Listës Serbe nuk sigurojnë votat për t’u zgjedhur nënkryetar

11:21 : 10/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

08:28 : 10/10/2025
Para

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi me mbi 500 viktima, reagojnë liderët botërorë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com