• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtytësit kryesorë ekonomikë dhe financiarë që duhen ndjekur në vitin 2023

08:27 : 05/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Nga Les Nemethy,  CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën Botërore

Një shaka e vjetër thotë se roli i parashikuesve ekonomikë është që t’i bëjnë astrologët të duken të besueshëm.

Parashikimi i PBB-së ose inflacionit për vitin e ardhshëm me një shkallë saktësie, është praktikisht i pamundur, pasi ka shumë elemente të rastësishme (luftë, epidemi, zi buke, etj.).

Sipas mendimit tim, është shumë më e rëndësishme të kuptohen shtytësit ekonomikë.

Lexo edhe:

Mbi 1.000 të vdekur në Iran pas përplasjes ushtarake me Izraelin

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

Ky artikull do të trajtojë një sërë faktorësh nxitës ekonomikë dhe financiarë për vitin 2023.

Parashikoj se do të vazhdojnë disa prej nxitësve që kam diskutuar në artikuj të ndryshëm gjatë dy viteve të fundit, domethënë

(a) inflacioni i vazhdueshëm i lartë,

(b) ndaj të cilit Bankat Qendrore përgjigjen duke i mbajtur normat e interesit të larta ose duke i rritur ato edhe më shumë; gjë që nga ana tjetër

(c) e shtyn pjesën më të madhe të botës në një recesion (ose më keq, në një depresion);

(d) normat e larta të interesit dhe ngadalësimi i rritjes së PBB-së shtrëngojnë tregjet financiare.

Më lejoni të trajtoj secilën nga këto më në hollësi. Një kthesë e luftës (në Ukrainë, etj.), ndryshimet klimatike (uragane, etj.) dhe sëmundjet epidemike (Covid-19, etj.) mund të ndikojnë në një paqëndrueshmëri të lartë.

  • Inflacioni i lartë

Eurostat sapo ka publikuar disa shifra jashtëzakonisht të frikshme për inflacionin:

Pavarësisht se çmimet e energjisë janë ulur në muajt e fundit, inflacioni po del jashtë kontrollit në Europë. Tendencat negative të popullsisë, duke përfshirë “dorëheqjen e madhe” (njerëz që largohen nga fuqia punëtore shumë më shpejt se normalisht), çojnë në presione pagash jashtëzakonisht të larta, gjë që ushqen inflacionin në sektorin e shërbimeve.

Po i afrohemi me shpejtësi pikës ku pritshmëritë për inflacionin bëhen të ngulitura, gjë që mund ta rrisë edhe më tepër inflacionin, dhe me siguri do ta bëjë shumë më të vështirë eliminimin e tij.

Megjithëse ngrohtësia ekstreme sezonale në pjesën më të madhe të Europës ka ndihmuar në uljen e çmimeve të energjisë gjatë muajve të fundit, një ftohje ekstreme mund t’i zhvendoste lehtësisht çmimet e energjisë në drejtimin e kundërt, duke përshpejtuar më tej IÇK-në e përgjithshme.

Europa ndodhet në një pozicion veçanërisht të vështirë në luftimin e inflacionit, për shkak të niveleve jashtëzakonisht të larta të borxhit në vendet periferike (Itali, etj.) dhe ekspozimit të lartë të bankave të saj kryesore (të cilat mbajnë borxhin e rrezikshëm të qeverisë si asete “të sigurta”).

Në SHBA, një shtysë e madhe për inflacionin është gjendja e tregut të punës. Shumica e njerëzve mendojnë se numri i lartë i shkarkimeve të fundit nga puna, duhet të ulë inflacionin.

Por ka pasur edhe një numër të lartë të daljeve të parakohshme në pension, kështu që, numri i vendeve të paplotësuara të punës, mbetet i lartë. Në fund të fundit, ajo që nxit inflacionin e pagave nuk është numri i pushimeve nga puna, por mungesa e aftësisë për të plotësuar vendet e lira të punës.

Shtetet e Bashkuara përjetuan një inflacion të lartë në vitin 2022, pavarësisht rritjes së madhe të Dollarit Amerikan, zakonisht një ndikim i fortë zbutës i inflacionit. Rënia e fundit e Dollarit Amerikan, tani mund të nxisë edhe më shumë inflacionin, veçanërisht nëse zhvlerësimi i Dollarit vazhdon në vitin 2023.

  • Normat e interesit ka të ngjarë të mbeten të larta ose të rriten edhe më tepër

BQE-ja ka bërë shumë pak dhe është vonuar në rritjen e normave të interesit në dy vitet e fundit dhe grafiku i mësipërm tregon rezultatin; prandaj, në të ardhmen e parashikueshme, normat europiane të interesit do të ndjekin nga mbrapa inflacionin dhe nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të rriten.

Në SHBA, Rezerva Federale vazhdon përpjekjet për eliminimin e inflacionit, duke shtrydhur ekonominë, një strategji që ekonomisti Robert Solow e quan “të djegësh shtëpinë, për të pjekur derrin”.

Ose siç thotë Luke Groman, “Volcker arriti të bënte atë që bëri, sepse ishte në gjendje të thyente inflacionin, përpara se të thyente pozicionin fiskal të qeverisë federale. Powell nuk mund ta bëjë këtë”. Borxhi kombëtar është disa herë më i lartë sot (afro 130% e PBB-së), se sa ishte në kohën e Volcker-it (afërsisht rreth 30%).

  • Lëkundja drejt recesionit – ose më keq

Pra, Rezerva Federale e SHBA-së ka të ngjarë të vazhdojë me politikën e shtrënguar monetare, derisa “diçka të thyhet” (p.sh. dështimi i tregjeve të bonove, ose fondeve të pensioneve, etj.) Kur kjo të ndodhë, do t’i rikthehemi lehtësimit sasior dhe deficiteve fiskale edhe më të mëdha.

Mund të jetë e nevojshme që shkalla e tyre të jetë aq e lartë, sa që duke pasur parasysh nivelet tashmë të larta të borxhit, besimi i shoqërisë në monedhat fiat mund të tronditet.

Edhe para se “diçka të thyhet”, ekonomia botërore tashmë po e humbet vrullin. FMN-ja paralajmëroi kohët e fundit se një e treta e botës mund të jetë në recesion deri në vitin 2023. Shifra mund të jetë edhe më e lartë.

  • Tendosja në tregjet financiare

Në vitin 2022, ndodhi një skenar shumë i rrallë: si tregjet e aksioneve, ashtu edhe ato të bonove amerikane, ranë në masën 20%, një annus horribilis për investitorët, fondet e pensioneve, etj., pavarësisht se tregjet financiare amerikane kanë ende shpresa për një ulje të butë.

Nëse bëhet e qartë se kjo ulje e butë nuk është e mundur dhe nëse raportet e të ardhurave të korporatave nuk arrijnë vazhdimisht parashikimet, atëherë tregjet e kapitalit mund të përjetojnë një tjetër kolaps.

Tani që nivelet globale të borxhit janë më të larta, brishtësia ekonomike është më e madhe. Dhe sigurisht që Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, së bashku me shumë pika të tjera presioni në botë, nga Tajvani, në Lindjen e Mesme, e rrisin paqëndrueshmërinë.

Duke pasur parasysh faktorë të tillë, një skenar optimist do të ishte që tregjet e aksioneve të lëvizin horizontalisht në vitin 2023. Cilido qoftë drejtimi i lëvizjes së tregut, nuk ka gjasa që ai të jetë një progresion linear./Monitor

Etiketa: Banka BotëroreCovidekonomiinflacionLuftanorma interesirecesionRritja e cmimevetregje financiaretregu i lire

Lajme të lidhura

BOTA

Mbi 1.000 të vdekur në Iran pas përplasjes ushtarake me Izraelin

16:25 : 08/07/2025
BOTA

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

15:26 : 08/07/2025
BOTA

Presidenti iranian: Izraeli tentoi të më vriste gjatë një takimi, por dështoi

17:10 : 07/07/2025
BOTA

Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë në Europën Lindore

11:59 : 06/07/2025
BOTA

Analiza: Pavarësisht se ç’thotë Netanyahu, lufta Izrael-Iran e çoi Arabinë Saudite larg normalizimit

17:13 : 04/07/2025
AKTUALITET

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

12:20 : 04/07/2025
Para

Shteti fqinj i Shqipërisë "kërcënohet" nga stuhia e borës, autoritetet japin alarmin

TË GJITHA

Vrau ish-të dashurën shtatzënë me thikë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

19:03 : 09/07/2025

Në kërkim për vrasje, policia greke arreston shqiptarin në Qafë-Botë

18:52 : 09/07/2025

Zyrtare/ Bylisi bën goditjen e parë, firmos me brazilianin i cili ka spikatur në futbollin shqiptar

18:44 : 09/07/2025

Vdekja e 27-vjeçarit/ Reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

18:41 : 09/07/2025

Nvidia lë mbrapa Apple dhe Microsoft, bëhet kompania e parë që arrin vlerën e 4 trilion dollarëve

18:37 : 09/07/2025

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

18:29 : 09/07/2025

Liga e Konferencës, Vllaznia dhe Partizani luajnë ndeshjet e turit të parë kualifikues

18:27 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com