Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij një status ku deklaron se paratë të gjetura në makinën e Orest Sotës janë të Saimir Tahirit. Sipas tij këto para po dërgoheshin për pastrim parash tek një mik i tij i ngushtë.
Postimi i Berishës
Qytetari dixhital informon: parate e ne makinen e Orest Sotes jane
te Saimir Tahirit, i cili po i dergonte
per pastrim te nje tregtar, mik i ngushte dhe i afert i tij. sb
“Pershendetje Doktor.Ateher kam informacion, qe leket qe u gjeten ne makinen e Orest Sotes ishin te Sajmir Tahirit me destinacjon ne qytetin e elbasanit, tek nje tregtar cigaresh mik i ngushte dhe i afert me saimirin, dhe leket do shkonin aty per pastrim, dhe ky tregtari tregton edhe cigare pa pulle fiskale ashiqare dhe nuk e ndalon njeri ju lutem anonim”.