• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Dosja e Kosovës/ Si doli Vangjush Dako në përgjimet e trafikantëve

16:04 : 22/11/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Me Vangjush Dakon nuk do të merrej asnjë prokuror dhe asnjë hetues, nëse Kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk do të kapej duke biseduar me të fortët e qytetit.

 Është konfirmuar fakti se zëri i Vangjush Dakos doli në përgjime rastësisht, madje Lapsi.al mësoi se bisedat e kryebashkiakut e komplikuan dosjen për prokurorin e Kosovës, që

kishte ndjekur çështjen deri në atë moment.

Burime që nuk pranuan të identifikohen nga Kosova thanë për Lapsi.al se hetimet e dosjes ku del Vangjush Dako, nisën vite më parë për një grup kriminal që trafikonte drogë. Dyshimet ishin se trafikantët nga Kosova ishin të lidhur me ato të Shqipërisë dhe më konkretisht droga çohej deri në Durrës dhe kishte si destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Lapsi.al mësoi se vërtet përgjimet në Durrës kanë nisur këtë vit, por hetimet fillestare nga prokuroria e Kosovës kanë nisur shumë kohë më parë.

Përgjimet u shtrinë edhe në Durrës, por prokurori Kosovar nuk e kishte menduar se do të dëgjonte bisedat e kryetarit të Bashkisë së qytetit që negocion me kriminelët për ditën e zgjedhjeve.
Emri i Vangjush Dakos e komplikoi çështjen. Burimi tha për Lapsi.al se “E vetmja zgjidhje ishte që dosja t’i kalonte EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale. Prokurori fillimisht nuk pranoi, sepse kishte punuar gjatë mbi atë çështje dhe me përfshirjen e EULEX dhe të Prokurorisë Speciale, ai dilte jashtë loje”.

Por shmangia e EULEX, ishte e pamundur tani që Dako dilte në përgjime. “I njëjti prokuror vazhdon të mbajë të njëjtën çështje edhe sot, por në bashkëpunim me ekspertët e huaj” mësoi Lapsi.al.
Pra hetimet e çështjes ku del Vangjush Dako, vërtet mund të jenë bërë në bashkëpunim me EULEX, por përgjimet nuk është e thënë që të jenë bërë nga EULEX, por nga Prokuroria e Kosovës.

Një version tjetër për autorësinë e përgjimeve është se ato mund të jenë bërë nga ekspertët e KFOR, që disponojnë aparatura nga më modernet për përgjimet. KFOR është i përfshirë në raste të përgjimit të trafikantëve, për hir të dyshimeve se një pjesë e parave të drogës dhe armëve të trafikuara përdoren për financimin e terrorizmit.
Në momentin kur prokuroria e Kosovës e përcolli dosjen në Durrës, materialet u morën në dorëzim nga prokurori Anton Martini. Në mesazhin që i dërgoi Blendi Fevziut në Opinion, prokurori e pranoi ekzistencën e dosjes tek Krimet e Rënda kur foli për “hetime konkrete” mbi këtë çështje. Anton Martini sot është transferuar në Shkodër, dhe sipas Lulzim Bashës, transferimi i tij u bë pas presionit direkt të Edi Ramës.©Lapsi.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Grabitje në Tiranë, i merren lekët kamerierit të një lokali në Tiranë të Re

TË GJITHA

Foto ilustruese

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

21:47 : 04/08/2025

Zbardhet EMRI, ky është burri që u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës

21:45 : 04/08/2025

“Po luan një lojë të rrezikshme”, ish-ylli i Real-it për Vinicius: E pamë çfarë ndodhi me Ramosin

21:43 : 04/08/2025

Gjendet i vrarë me armë zjarri në rrugë një burrë në Vaun e Dejës

21:38 : 04/08/2025

Kosovë/ Ishte denoncuar i zhdukur, burri gjendet i groposur. Policia: Rasti po trajtohet si vrasje

21:34 : 04/08/2025

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025

Man.City bën gati 100 milionë euro për lojtarin e Milanit, Guardiola e do me çdo kusht

21:17 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com