• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Në kulmin e skandalit Tahiri, kryeprokurori i lihet në dorë Ramës. OPDAT- Euralius janë futur si pykë”

15:42 : 22/11/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Me titullin “Si mund të hiqet kryeprokurori nga duart e Ramës?”

, analisti Andi Bushati ne nje shkrim per Lapsi.al, flet per mbarimin e mandatit te kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ndikimin e kryeministrit Rama ne zgjedhjen e emrit te ri.

ANALIZA

Skadimi i mandatit të Adriatik Llallës duket se ka ndezur një përplasje të re në vend. Nga njëra anë janë socialistët që numërojnë ditët me gishatat e dorës, për të hequr qafe sa më parë, një njeri të vendosur me votat e dyshes Berisha- Meta. Megjithëse gjatë ushtrimit të mandatit të tij ai nuk i ka futur asnjë gjemb në këmbë Rilindjes, përpos disa deklaratave, që më shumë kanë krijuar tym sesa kanë dhënë efekte, PS po e pret me padurim çlirimin e prokurorisë nga ai që e ka etiketuar si kundërshtar dhe vendosjen atje të një njeriu të saj.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në anën tjetër është opozita që ka ngritur alarmin se socialistët po shfrytëzojnë vakumin ligjor (Kushtetuta e parashikon që kryeprokurori i ri t’i propozohet kuvendit nga Këshilli i lartë i prokurorisë që nuk është ngritur ende) për të vendosur të zgjedhurin e tyre në këto kohë të nxehta për prokurorinë.

Pikërisht në mes të këtij debati janë futur si pykë edhe specialistët ligjorë të OPDAT – Euralius që kanë bërë një propozim kontravers. Sipas tyre Adriatik Llallës nuk mund t’i zgjatet mandati përtej fillim dhjetorit. Kryeprokurori i ri nuk mund të zgjidhet, sepse organet e parashikuara nga reforma në drejtësi, nuk janë gati ende. Prandaj ata sygjerojnë zgjedhjen e një prokurori kalimatar (siç e parasheh ligji për prokurorinë). Por, ajo që bën më çudi në propozimin e tyre është se parlamenti këtë kryeprokuror mund ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë: Pra vetëm me votat e Edi Ramës.

Dhe këtu turbullia është e madhe. A mund t’i lihet në dorë Ramës zgjedhja e kryeprokurorit në kulmin e skandalit Tahiri? A mund t’i varen atij mëlçitë në qafë kur në rrjetën e hetimeve mund të bien edhe ujqër të majmë në Durrës apo Elbasan?

Pra pyetja që shtrohet është e thjeshtë: në këtë periudhë konfuze a mund të vendoset në krye të organit të akuzës një njeri i kryeministrit?

Ata që duan të paqtojnë ujrat thonë se koha e tij në detyrë do të jetë e limituar (sa të zgjidhet këshilli i lartë i Prokurorisë) dhe për pasojë efekti i tij nuk do të ndihet shumë. Por, për këtë askush nuk jep garanci. Sepse siç është shtyrë deri tani ngritja e organeve të reja mund të degdiset për në kalendat greke, apo aq sa kohë t’i duhet mazhorancës për të zgjidhur hallet e saj.

Ka dhe një pretendim të dytë që tenton të qetësojë gjakrat. Sipas tij, reforma në drejtësi, tashmë në fuqi, i ka reduktaur ndjeshëm influencat e Prokurorit të përgjithshëm, dhe çdo vartës i tij me integritet mund të vazhdojë hetimin e dosjeve të nxehta pa pyetur për shefin që ka mbi kokë dhe pa i dhënë llogari atij.

Atëherë, relativizojnë mbrojtësit e këtij pretendimi, nuk ka kuptim gjithë kjo zhurmë e madhe se kush po e kap prokurorinë.

Por paradoksalisht, ky argument, ngërthen mbi vete edhe të kundërtin e tij. Po atëherë, kur qenka kaq e parëndësishme pse u dashka zgjedhur kryeprokurori kalimtar (I përkohshëm) vetëm me votat e PS?

Po të shikosh se si e parasheh kushtetuta zgjedhjen e kreut të organit të ri të akuzës (Pas tre propozimeve që bën Këshilli i lartë i Prokurorisë i pa ngritur ende) ai kërkon 3/5 e votave të kuvendit. Madje madje, si garanci politike u vendos një dispozitë kalimtare që herën e parë ai të zgjidhej me 2/3 votave.

Pra, nëse në këtë moment jemi në një ngërç ligjor, nëse mekanizmi i plotë i paraparë nga reforma në drejtësi nuk është vënë ende në punë, përse mos zgjidhej edhe pasardhësi kalimtar i LLallës me një votim konsensual, ashtu sikurse parasheh fryma e kushtetutës?

Nëse vërtet donin të tregoheshin dashamirës me Ramën specialistët e EURALIUS – OPDAT-it mund të kishin propozuar këtë rrugë. Së pari ata do ta zhvishnin kryeministrin nga akuzat se po kap prokurorinë. Së dyti nëse njerzit e tij dalin të pafajshëm nga hetimet ku janë përfshirë, Rama do të lehtësohej edhe nga hamendësmet se i ka mbyllur në mënyrë okulte këto çështje.

Dhe të gjithëve juristët ndërkombëtarë do të na shmangnin debatin e kotë se kush po e rëmben vendin bosh të Llallës.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Operacioni ‘Vjeshtë 2017’/ Mjetet e blinduara që u sekuestruan i kthehen pronarit, arsyeja…

TË GJITHA

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com