Ish- kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar Ministrin e Brendshëm Tahiri se po mobilon zyrën e tij me një shumë marramendëse prej 1 miliardë e 228 milionë lekësh.
“Hajdutet e shtetit lajnë menderen me paratë që u vjedhin shqiptarëve!
Për orendi dhe mobilim të zyrës së Saje qorrit shpallet tenderi me 1 miliardë e 228 milione lekë!!!”, shkruan Berisha.
Ai i është referuar dokumentit të shpalljes së tenderit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Prokurimeve të Përqendruara për një shifër të tillë.
Ja denoncimi i Sali Berishës:
Hajdutet e shtetit lajne menderen me parate qe u vjedhin shqiptareve!
Per orendi dhe mobilim te zyres se Saje qorrit shpallet tenderi me 1 miliarde e 228 milione leke!!!
Te dashur miq, dje u botua dokumenti i Ministrise se Puneve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve te Perqendruara, me te cilin shpallet tenderi per “blerje orendish dhe pajisje per mobilim zyrash”, me nje fond limit 128 113 807 lek shifer kjo stratosferike e padegjuar deri me sot ne shpenzimet e kolltukofageve.
Me kete shume mund te ndertohen se paku 3 shkolla 9 vjecare apo 4 qendra moderne shendetesore. Nje shume e tille nuk eshte shpenzuar per pajisje dhe mobilim zyrash ne 8 vite te qeverise se PD te marra se bashku.
Kesaj i thone se, hajdutet e shtetit lajne menderen me parate qe u vjedhin takspaguesve shqiptare perfshi atyre qe nuk kane tre vakte ushqim por qe per çdo kafshate paguajne TVSH njelloj sa kryeministri, ministrat dhe Koçot e tij.
Ju bej thirrje qytetareve shqiptar qe te ngrihemi dhe ti shkulim sa me pare nga kolltuqet e krimit Edi Ramen dhe hajdutet e tij te shtetit! sb