Një person nuk i kishte bërë mirë llogarite kur ishte nisur për vjedhur për herë të dyte në shtëpinë e një personi.
Ai është kapur gafil duke vjedhur, ndërsa pronari i banesës ka vendosur që ta mbajë peng për 5 orë, duke e rrahur dhe më pas e ka lënë të lirë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjat të Lushnjes. Policia lokale thotë se ka prangosur tre persona, hajdutin, vellanë e tij, te personin qe u grabit.
Njoftimi i Policisë i Policisë së Lushnjes:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit:
-Shkëlqim Çollaku, 41 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.
-Lulëzim Çollaku, 45 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnje.
-Nertil Hajdari, 31 vjeç, banues në fshatin Konjat, Lushnje.
Në datën 19.11.2017, rreth orës 18:20, shtetasi Shkëlqim Çollaku, në fshatin Konjat, ka vjedhur një motoçikletë të markës “Piaggio”, pa targa, në pronësi të shtetasit Nertil Hajdari, dhe e ka çuar për ta fshehur në banesën e vëllait të tij Lulëzim Çollakut, të cilin e ka vënë në dijeni për faktin se motorrin e kishte vjedhur.
Më pas, shtetasi Shkëlqim Çollaku është kthyer në banesën e shtetasit Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga shtetasi Nertil Hajdari, i cili e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht shtetasin Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.
Shtetasi Nertil Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë shtetasin Shkëlqim Çollaku, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, shtetasit Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale:
“Vjedhje”, në ngarkim të shtetasit Shkëlqim Çollaku.
“Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, në ngarkim të shtetasit Lulëzim Çollaku.
“Vetgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, në ngarkim të shtetasit Nertil Hajdari.