• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: SPAK nis procedurat pas kallëzimit për hetimin e 21 janarit

19:32 : 25/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i bëri sot të ditur “Zërit të Amerikës” se kallëzimi i ardhur më 23 janar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, i është nënshtruar shortit për vazhdimin e procedurave të mëtejshme.

Hetimet e reja të SPAK-ut mbi protestën e 12 viteve më parë, ku humbën jetën 4 protestues dhe u plagosën shumë të tjerë, janë bazuar në disa komunikime në radiot e drejtuesve të Gardës së Republikës, të bëra publike nga gazetari Artan Hoxha.

Në kallëzimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në SPAK kërkohet të hetohen roli i ish kryeministrit Sali Berisha; ish ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish komandantit të Gardës së Republikës, Andrea Prendi; si dhe gjithë zinxhirit tjetër të Gardës së Republikës për 21 janarin.

Po sot, oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në kryeqytet, shkuan për të kërkuar të dhëna të reja në banesën e familjarëve të Aleks Nikës, që ishte njëri nga 4 të vrarët gjatë protestës së 21 janarit të 12 vjetëve më parë.

Xhaxhai i tij, Mark Nika, u ka bërë me dije mediave se zotëron audio-regjistrimet e gazetarit Artan Hoxha, ku dëgjohen komunikime me radio të komandantëve të Gardës së Republikës më 21 janar, kur ishin përballë protestuesve.

Lexo edhe:

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të pandehur

Por zoti Nika nuk pranoi t’ia japë audio-regjistrimet policisë gjyqësore, duke u shprehur se familja ka besim vetëm tek SPAK-u dhe se do t’ia dorëzojë ato vetëm këtij institucioni.

Jo zyrtarisht mësohet se zoti Nika ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK-ut.

Prokuroria e Tiranës nga ana e saj, njoftoi disa ditë më parë se edhe ajo po kryente verifikime të audio-regjistrimit.

Në vitin 2020 prokuroria i kishte pezulluar hetimet për 21 janarin, pasi nuk kishte arritur të identifikonte autorët e dy prej vrasjeve, por më 2021 i rihapi ato dhe aktualisht ka nisur verifikimin e dhënave të publikuara nga audio-regjistrimi.

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 21 janari ishte një përpjekje për grusht shteti dhe marrje të pushtetit me dhunë nga socialistët dhe se të dhënat e reja janë të manipuluara.

Mijëra protestues iu bashkuan demonstratës së thirrur nga Partia Socialiste më 21 janar 2011, pas njoftimeve për korrupsion të qeverisë Berisha në disa afera, që u shfaqën në një video regjistrim të ish ministrit të ndjerë Dritan Prifti, ku shfaqej me një bllok shënimesh ish zëvendës kryeministri Ilir Meta. /VOA

Etiketa: kallezimnikaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

20:37 : 25/07/2025
AKTUALITET

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të pandehur

17:04 : 25/07/2025
AKTUALITET

Gentian Sula i NOA-s ‘pret në besë’ Ajola Xoxën: Kontrata për 220 mijë euro ishte fiktive

16:50 : 25/07/2025
AKTUALITET

Dosja Veliaj/ Dëshmitë e të penduarës së SPAK “fundosin” Fatmir Bektashin, biznesmeni pranon pagesat

10:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

“E penduara e drejtësisë, bashkëpunëtore e ngushtë e Ajolës”, Lala: Dëshmia e saj blindon akuzat ndaj Veliajt

22:05 : 24/07/2025
AKTUALITET

SPAK ka një të penduar, kush është financierja që zbërtheu skemën e korrupsionit Veliaj-Xoxa

15:51 : 24/07/2025
Para

EMRAT/ Jepet dënimi për tre shqiptarët që u kapën në fermën e kanabisit

TË GJITHA

Sëmundja e rrezikshme për njerëzit dhe bagëtitë përhapet në Dibër, qeveria hesht

10:57 : 26/07/2025
Në foto: Çlirim Dogani , bashkëpunetori ne vrasjen e Anesti Ramës

Bashkëpunëtor në krimin horror/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës

10:48 : 26/07/2025

Përhapet zjarri në Sevaster të Vlorës, flakët afrohen pranë banesave

10:41 : 26/07/2025

Testi i dytë miqësor për Tiranën, bardheblutë sfidojnë sot ekipin e Kategorisë së Parë

10:35 : 26/07/2025

Refuzimi nga ana e Asllanit? Zbulohet e vërteta e merkatos tek Interi

10:22 : 26/07/2025

Zjarret në vend: 29 vatra zjarri në 24 orë, 13 ende aktive

10:17 : 26/07/2025

Shkarkimi nga Italia, Spalletti: Më ka prishur gjumin, më ndikon në gjithçka

10:04 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com