• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“U kalbsh në ferr”/ Donald Trump ‘shpërthen’ kundër mikut të arrestuar të Ramës

21:11 : 24/01/2023
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Arrestimi dhe akuzat për korrupsion dhe lidhje me oligarkët rusë të sanksionuar nga SHBA për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal duket se janë kthyer në një çështje dite në SHBA.

Ish-zyrtari, i cili njihet si një mik i afërt dhe lobist i kryeministrit Edi Rama akuzohet gjithashtu se ka marrë 225,000 dollarë teksa punonte në FBI nga Arben Neza (i njohur në dosje si “Personi A”).

Neza që jeton në Nju Xhersi duket se ka prezantuar Ramën me McGonigal dhe dyshohet të ketë paguar udhëtimet e ish-zyrtarit për në Tiranë e Austri, kun ë katër raste ai është takuar “kokë më kokë” me kryeministrin e Shqipërisë.

Charles McGonigal, ish-kreu i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork, akuzohet se ka punuar fshehurazi për një oligark rus të sanksionuar nga SHBA, Oleg Deripaska, si dhe për komplot për të kryer pastrim parash.

Prokurorët thanë se McGonigal dyshohet se është përpjekur të ndihmojë Deripaskën të largohet nga lista e sanksioneve pas largimit nga FBI në 2018. Ai gjithashtu dyshohet se i ka marrë para miliarderit rus në 2019 për të hetuar një oligark rival.

Lexo edhe:

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Sakaq, Neza ka shërbyer më parë si agjent i SHIK dhe kishte interesa biznesi në Evropë.

Për arrestimin e McGonigal ka reaguar edhe ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka shpërthyer me gëzim në rrjetin social ‘Truth Social’ me shprehjen: “U kalbsh në ferr!”

Reagimi i Trump erdhi pasi ish-zyrtar i FBI-së ka qenë i përfshirë në hetimin për lidhjet e dyshuara mes ekipit të fushatës së ish-presidentit në vitin 2016 dhe Rusisë.

Ndërsa nuk ishte i lidhur me hetimin, McGonigal ishte një nga figurat kryesore pas hetimit për marrëveshjen e dyshuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

McGonigal ishte një nga figurat e para të FBI-së që u vu në dijeni të pretendimeve se George Papadopoulos, një këshilltar i fushatës së Trump-it, mburrej se e dinte se rusët kishin materiale kompromentuese mbi kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Në një postim në Truth Social pasi Departamenti i Drejtësisë shpalli akuzat, Trump tha: “Zyrtari i FBI-së që mu qep pas mua për çështjen e Rusisë. Rusia, Rusia dhe Rusia thoshte, shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!“.

Sa i përket hetimit për Trump në vitin 2019, në konkluzinet e këshilltarit special Robert Mueller u përcaktua se nuk kishte prova që Trump dhe fushata e tij komplotuan ose koordinuan me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-ës, megjithëse ish-presidenti dhe disa nga zyrtarët e tij mund të kenë tentuar të pengojnë hetimin.

Papadopoulos sakaq u burgos për 12 ditë në 2018 pasi pranoi se kishte gënjyer FBI-në për kontaktin e tij me profesorin me bazë në Londër, Joseph Mifsud, i cili dyshohet se kishte informacione të dëmshme për Clinton gjatë fushatës zgjedhore të 2016-ës.

Deripaska ishte gjithashtu një klient i Paul Manafort, ish-menaxherit të fushatës së Trump, i cili u burgos në vitin 2019 për akuza për mashtrim tatimor dhe bankar në një rast që buronte nga hetimi i Mueller për Rusinë.

Departamenti i Drejtësisë tha se McGonigal dhe Shestakov ishin të vetëdijshëm se komploti për të punuar me Deripaskën shkelte sanksionet e SHBA, veçanërisht pasi McGonigal do të kishte marrë informacion të klasifikuara se Deripaska do të shtohej në një listë të oligarkëve të sanksionuar.

Deripaska u sanksionua nga SHBA në vitin 2018 për lidhjet e tij të dukshme me qeverinë ruse dhe sektorin energjetik të Rusisë në mes të kërcënimeve të vazhdueshme të Moskës ndaj Ukrainës.

Ndërkohë, McGonigal akuzohet për fshehje të fakteve materiale, gjashtë akuza për deklarime të rreme dhe dy akuza për falsifikim të të dhënave dhe dokumenteve.

Ai u deklarua i pafajshëm për akuzat gjatë një paraqitjeje në gjykatë në Nju Jork të hënën.

Etiketa: akuza per korrupsionCharles McGonigaldonald trumpEdi Rama

Lajme të lidhura

BOTA

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025
BOTA

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025
BOTA

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
Para

Redon Xhixha lë Tiranën për Qarabag, finalizohet transferimi (SHIFRAT)

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com