• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paralajmërohet përkeqësimi i situatës për shkak të reshjeve

23:34 : 18/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Reshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë gjatë dy ditëve të fundit të gjithë zonën veriore të Shqipërisë, kanë rritur me shpejtësi nivelin e ujërave në pjesën fundore të lumenjve Drin, Buna dhe Kir, duke dhënë edhe sinjalet e para të përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës. Autoritetet vendore të Shkodrës njoftuan në mesditë për rreth 275 hektarë tokë bujqësore të përmbytura nga dalja e lumit Buna në zonën e Oblikës dhe Muriqanit dhe për dëmtim të rrugëve malore. Brenda 24 orëve të fundit niveli i ujit në lumin Drin është rritur me 45 centimetër ndërsa ai i liqenit të Shkodrës me 30 centimetër. Situatë e njëjtë është edhe në zonën e Lezhës nga prurjet e shumta të lumenjve Mat e Gjadër.

Për shkak të stuhisë dhe reshjeve të dendura, është dëmtuar rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike në një pjesë të madhe të zonave në bashkitë Shkodër, Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrës dhe Malësi e Madhe.

Për shkak të shtimit me shpejtësi të prurjeve nga lumi Drin, sipas shefit të urgjencave civile për qarkun e Shkodrës, Pëllumb Danit, është rritur sot edhe niveli i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës.

“Sot, nesër dhe pasnesër, sipas parashikimit, ne presim reshje të shumta. Shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës me gjithë agregatët në total shkojnë në 1700 metër kub në sekondë”.

Shefi i emergjencave civile për qarkun e Shkodrës, Pëllumb Dani, tha se të gjitha strukturat e urgjencave civile, në nivel vendor dhe qëndror, janë duke vëzhguar situatën dhe në gatishmëri për të ndihmuar komunitetet lokale në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

Shkaktoi aksidentin me një të vdekur, Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin!

Në orët e pasdites, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se situata e deritanishme ka paraqitur probleme nga veriu në jug, por jo të përmasave shqetësuese. Megjithatë, ai paralajmëroi rrezikun e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës gjatë ditëve në vazhdim dhe kërkoi nga strukturat vendore monitorimin e vazhdueshëm dhe njoftimin e popullatës, sidomos në zonat ku parashikohet rrezik.

“Në ditët në vazhdim deri më datën 21 janar kur pritet të jetë piku, parashikohen 250-300 milimetra shi në basenin e Vaut të Dejës dhe 150-200 milimetra shi në basenin e Fierzës. Prurjet maksimale pritet të jenë në datën 21 janar dhe bashkitë duhet të marrin masat për lajmërimin e popullatës, veçanërisht në ato zona ku parashikohet rrezik për fatkeqësi natyrore, evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të banorëve në rast nevoje. Duhet të përgatiten për të pasur kapacitete të lira, të gatshme për çdo rast evakuimi”.

Ministri i Mbrojtes tha se nuk është rasti për panik dhe shtoi se, për menaxhimin e çdo situate si pasojë e përmbytjeve dhe fatkeqësisë natyrore, janë vënë në gatishmëri, në nivel kombëtar, forcat e armatosura me 1200 trupa dhe 450 mjete, të shpërndara nga veriu në jug të vendit, si dhe shërbimi zjarrfikës, ai i policisë dhe shërbimit shëndetësor.

Zona veriore e Shqipërisë thuajse çdo vit përballet me fatkeqësi natyrore, shkaktuar nga përmbytjet, por edhe zjarret në sipërfaqet pyjore dhe izolimi për shkak të reshjeve dëborës./VOA

Etiketa: permbytjereshjeShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

12:49 : 26/05/2026
AKTUALITET

Shkaktoi aksidentin me një të vdekur, Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin!

14:15 : 24/05/2026
AKTUALITET

Transportonin lëndë drusore pa dokumentacion, bllokohen 3 automjete në Shkodër

20:57 : 23/05/2026
AKTUALITET

Autori i zuri pritë, VIDEO nga momenti kur dhunohet kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi

15:19 : 23/05/2026
AKTUALITET

Përfundoi në reanimacion në Shkodër, italiani kërkon ndihmë për t’u kthyer në atdhe

21:13 : 22/05/2026
AKTUALITET

Kush e dhunoi kreun e AKU-së Shkodër? Haderi: Pres që Policia të gjejë porositësit

21:01 : 22/05/2026
Para

“Barazimi rezultati më i drejtë”, Martini: Teuta i synon gjithmonë Kupat e Europës

TË GJITHA

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş