• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e Lear Kurtit/ Avokati i Popullit: Ngjarja mund të ishte parandaluar nga policia

15:36 : 17/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Vdekja e 31-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë pas shoqërimit në polici në 19 tetor 2022, mund të parandalohej nëse punonjësit e policisë do të kishin kryer veprimet e duhura.

Ky është konkluzioni i një raporti të Avokatit të Popullit lidhur me ngjarjen.

Sipas Avokatit të Popullit, shoqërimi i të riut ka qenë në kundërshtim me dispozitat ligjore pasi nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi vetëm duke u mbështetur në dyshime të pa arsyeshme.

“Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla shërbimet e policisë, mund ta parandalonin këtë ngjarje, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin. Nisur nga këto deklarime si dhe duke iu referuar nenit 109 të ligjit të sipërcituar, rezulton se punonjësit e policisë kanë vepruar në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, sepse nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi duke u mbështetur vetëm në dyshime të pa arsyeshme. Sipas dispozitës së cituar, dyshimet duhet të jenë të arsyeshme, për kryerjen e një krimi, për të parandaluar kryerjen e një vepre penale, ose për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime (pikat ‘c’ dhe ‘ç’ parashikojnë se në rastin konkret, nuk ndodhemi as para shoqërimit, ndalimit dhe as para arrestimit në flagrancë, që parashikon Kodi i Procedurës Penale (KPP). Në këto rrethana, punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës dhe nenit 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), që parashikojnë rastet kur mund të kufizohet liria e personit”, vlerëson Avokati i Popullit.

Gjithasht, raporti thekson se ka shkelje të rëndë disiplinore nga policia në këtë ngjarje.

Lexo edhe:

“Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve

5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

“Procedurat e evidentimit të veprimeve që janë kryer me të shoqëruarin kryhet nga punonjësi i policisë që ka punuar dhe sqaruar çështjen, ndërsa hedhja e të dhënave në regjistër dhe në sistemin elektronik të të dhënave kryhen nga punonjësi i policisë të shërbimit të informacionit në njësinë policore. Mos zbatimi i kësaj kërkese nga personat përgjegjës për dokumentimin e aktit të shoqërimit, përbën shkelje të rëndë disiplinore”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit ngre shqetësimin për mos vënien në dispozicion të materialeve filmike të shoqërimit të Lear Kurtit. Sipas raportit, pamjet janë siguruar nga materialet e publikuara në media.

“Gjithashtu në mungesë të pamjeve filmike, kemi administruar pamjet të publikuara në media në të cilën shfaqen pamjet e para të momentit e kapjes së personit L.K dhe neutralizimi i tij pas ndjekjes nga policia për afërsisht 200 metra nga momenti i parë i komunikimit me të. Në këto pamje qartazi duket gjendja e rënduar shëndetësore e shtetasit L.K i cili është i ulur në tokë dhe i pafuqishëm për tu ngritur si dhe punonjësit e policisë që tentojnë ta shoqërojnë. Koha e qëndrimit në këto kushte deri në momentin e futjes së tij në makinën e policisë është afërsisht 7 minuta. Lidhur me këtë çështje, Institucioni i Avokati të Popullit ka mbajtur një qëndrim në media duke pasqyruar qartazi problematikat e evidentuara përgjatë shoqërimit të shtetasit L.K”, përfundon raporti.

Etiketa: avokati i popullithetimeLear Kurti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve

22:39 : 25/09/2025
AKTUALITET

5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

22:29 : 24/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
SHOW BIZ

“Sa do na paguajë ky idiot?”/Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së Matthew Perry

20:00 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
Para

Mandati i Xhaçkës nesër në Kushtetuese, Berisha: Rama po tenton të blejë vendimin e gjykatës

TË GJITHA

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025

U kapën me mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Morinë

16:19 : 09/10/2025

Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit! Roli i Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës

16:01 : 09/10/2025

Serbia arreston një shqiptar me simbole të UÇK-së në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin

15:54 : 09/10/2025

260 gjyqtarë të Shqipërisë kërkojnë shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjykatësit Astrit Kalaja

15:47 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

15:31 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com