• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Drejtori i parandalimit të pastrimit të parave: 411 raste në prokurori, nuk ka sistem bankar perfekt…

17:57 : 15/11/2017
në EKONOMI, KRYESORE

Drejtori Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokuta,  deklaroi se nga viti 2014 deri në sot janë bllokuar 72 milionë euro. Burimi i parave të pista, sipas tij, është trafiku i drogës dhe vjedhjet.

Arlind Gjokuta thotë se nga 2016 janë referuar në prokurori 411 raste për pastrim parash, por vetëm 8 prej tyre kanë përfunduar në gjykatë, ndërsa në 10 muajt e fundit janë referuar 328 raste.

“Nuk ka sistem bankar perfekt lidhur me pastrimin e parave. Sistemi bankar garanton frenimin dhe detektimin e rasteve. Në vitin 2016 në Prokurori janë dërguar 411 raste të dyshimta për pastrim parash, por në gjykatë kanë përfunduar vetëm 8, ndërsa nga viti 2014 deri në sot kemi bllokuar 72 mln euro.

Burimi i parave të pista është trafiku i drogës dhe vjedhjet. Ligji për parandalimin e pastrimit të parave është i përafërt me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Drejtoria është pjesë e Task-Forcave kundër krimit të organizuar”, deklaroi ai në një intervistë për Report Tv.

Në muajt e fundit qeveria shqiptare ka nisur një aksion për identifikimin dhe bllokimin e të gjithë aktiviteteve kriminale dhe vendosjen para drejtësisë të personave që kanë përfituar.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Opozita ka shprehur shqetësimin se po pastrohen para përmes bankave, a është e mundur?

Potencialisht të gjitha vendet janë të ekspozuara, por përsa i përket sistemit bankar, ne mbikëqyremi edhe nga KE dhe partnerët ndërkombëtar. Iu garantoj se kuadri legjislativ është në përputhje me standardet dhe garanton frenimin dhe ndalimin e rasteve në cdo moment. Patjetër që asnjë vend nuk mund të ketë një sistem perfekt në lidhje me luftën kundër pastrimit të parave, por Shqipëria ka bërë hapa para. Në 2015 Shqipëria doli nga lista ‘gri’ ku kishte hyrë në 2011 për shkak të vlerësimit që pati nga komiteti ‘Manival’. Aktualisht jemi në një proces tjetër vlerësimi dhe në fillim të vitit tjetër, në Mars do të dalë raporti përfundimtar për një panoramë për përgjithshme.

Çfarë filtrash ka institucioni juaj për ndalimin e pastrimit të parave?

Ligji ka pësuar disa herë ndryshime dhe mund të themi se është i ngjashëm me të vendeve të BE. Në bazë të ligjit, duke filluar nga bankat, noterët etj janë të detyruar që të raportojnë të gjitha rastet që dedektojnë. Ne kemi bërë një punë voluminoze me trajnime të shumta, me rastet më të fundit dhe skemat e pastrimit të parave. Gjithashtu në mënyrë automatike kemi edhe një raport transaksionesh që merren dhe analizohen dhe në rastet kur ka dyshime gjetjet përcillen në prokurori ose polici. Nga viti 2014 janë 72 mln euro të bllokuara si të dyshuara raste pastrimi parash, ndërkohë që nga 2008-13 kemi pasur vetëm 8 mln euro. Pra kemi një rritje të konsiderueshme të shumave të bllokuara, duke na nxjerrë nga lista e vendeve ‘gri’. Pra angazhim serioz në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.

Kush është burimi nga vijnë këto para?

Ne nisemi nga paraja për të shkuar të vepra penale. Ne kur nisim hetimin nuk e dimë veprën penale që dyshohet, por në bazë të analizave aty ku ka mospërputhje të transaksioneve ne nuk arrijmë ta evidentojmë veprën, por e lidhim edhe me një vepër penale. Shumica janë trafikimi i narkotikëve, vjedhje, mashtrime, krimi i organizuar.

Sa është numri i rasteve në 10 muajt e fundit?

Ne kemi referuar në polici dhe prokurori 328 raste, vitin e kaluar kanë qenë 411 raste. Në 4 vitet e fundit ka një rritje të numrit të rasteve, që tregon edhe një rritje të sistemit parandalues. Në 4 vite janë 1400 raste të dërguara në polici dhe prokurori, ndërsa 5 vite më parë 800 raste.

A jeni i kënaqur me bashkëpunimin me prokurorinë?

Kemi bashkëpunim të ngushtë, evidentohet numri i ulët i rasteve që shkojnë për gjykim. Numri i rasteve që hetohen dhe shkojnë për procedim është në rritje, ndërsa numri i rasteve që shkojnë për gjykim mbetet i ulët. Këtë shqetësim e kemi ndarë me prokurorinë, por ajo është në fazë transitore me krijimin e organeve të reja do të jepet një zgjidhje definitive këtij problemi. Vitin e fundit nga 411 raste të dërguara në polici dhe prokurori vetëm 8 raste përfunduan në gjykatë, numër shumë i ulët.

A keni zhvilluar takim me ekspertët e FBI që ndodhen në Tiranë?

Ne jemi pjesë e Task Forcës qendrore në luftën kundër kanabisit, por edhe atë Speciale në luftën kundër krimit. Detyra jonë është mbledhja, analizimi i rasteve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.

© SYRI.net

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Dokumentet/ Shkarkimi i Zgurit, zbulohen shkresat e firmosura nga Denar Biba që nxjerrin bllof PS...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com