• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj, një Robin Hood për së prapthi

21:22 : 09/01/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Në harkun kohor të pak ditëve janë zbuluar dy tentativa të ndryshme për zhvatje parash. Një sanitareje, që publiku po i ngjit nofkën e Robin Hood, pasi plaçkiste shtëpitë e zyrtarëve të pasur, iu gjetën të fshehura në banesën e saj afro gjysëm milioni euro. Ndërsa bashkia e Tiranës u detyrua të anullonte me urgjencë, pas një denoncimi të fortë të Belind Këlliçit, një tender që rrotullohej po në këto shifra.

Përpos përkimit kohor dhe koinçidencës së shumës, historitë nuk ngjajnë pothuajse fare me njëra -tjetrën. Për skifteren Rozeta Dobi dhe të birin e saj shuma prej 400-500 mijë eurosh qe një pasuri marramendëse. Për Erion Veliajn dhe taborin e tij ato përbëjnë vetëm një kristal kripe në oqean.

Por dallimet nuk përfundojnë këtu. Në rastin e parë mediat u morën gjatë e gjërë, duke i bërë një skanin të plotë, me farë e me fis, grabitëses; për të dytin, me ndonjë përjashtim të rallë, ato heshtën. Ndonëse kur kishte qenë puna për të mburrur asfaltimin e rrugës për të cilën bëhej fjalë, ato kishin pasqyruar në kor kryebashkiakun e palodhur që nuk përtonte ti përvishej punës edhe ditën e ndërrimit të viteve, kur tenderi i projektuar prej tij u denoncua si një skandal, ato zhytën kokën si struci.

Me mendësinë e një leve të të njëjtit sistem, fiks si media, u soll edhe drejtësia. Rozeta Dobin dhe të birin i plasën me të parën brenda, i ndoqën, i përgjuan i hetuan dhe i burgosën. Për tenderin ku dyshohej për grabitjen e së njëjtës shumë, pasi kishin filluar punimet që më një janar, ndërkohë që Agjensia e Prokurimit Publik e mbyllte garën 9 ditë më pas, asnjë prokuror apo hetues nuk denjoi ta luante menderen nga vendi.

Redaksia e Lapsi.al e ka shpjeguar me detaje se çfarë ndodhi me rrugën Xhon Belushi. Bashkia e Tiranës kishte shpallur tender për regullimin e saj që në mes të dhjetorit. Por ndërkohë, Erion Veliaj, u pa në 1 janar, ende pa u mbyllur gara, duke përuruar hedhjen e asfaltit dhe nisjen e punimeve. Rivali i tij demokrat, Belind Këlliçi nxori dokumentat e kësaj farse. Ai provoi me foto dhe filmime se në veprën që duhet ta kryente, sipas tenderit, një firmë private, po punonin makineritë dhe punonjësit e bashkisë. Ai ngiti dyshimin se kishim të bënim me një vjedhje, pasi tenderi qe fiktiv dhe aludoi se këto para do i kaloheshin një kampanie që do i injektonte në fushatën elektorale.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

Këtu ka pak rëndësi se si u detyrua këtë të hënë, ta anullonte bashkia tenderin. Po aq të pa rëndësishme janë edhe alibitë që nxori nga goja Erion Veliaj, të cilat janë zhvleftësuar një për një në shkrimin e Lapsit.

Në këtë pikë, interesante është të shqyrtohet hipoteza e kandidatit të PD-së për Tiranën, që pretendon se ndaloi një manovër që do i shërbente manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit. A do i kaloheshin paratë e tenderit fiktiv një kompanie që do të jepte me qera vetëm emrin, pasi punën do e kryente vetë bashkia? A do shkonin këto fonde për të blerë votues dhe për të rekrutuar rivalë, ashtu sikurse kemi parë në të shkuarën?

Fatkeqësisht, me denoncimin e bërë ndofta para kohe, ne këtë nuk do të arrijmë ta vërtetojmë dot kurrë. Gara e anulluar nuk do të ketë fitues dhe për rrjedhojë nuk do të shpërndahen as para për punime të pakryera.
Por, ama, pavarësisht se PD-ja nuk arriti të sigurojë dot provën, ajo, me historinë e denoncimit të rrugës Xhon Belushi, ia doli të vizatojë sfondin e atmosferës manipulative në të cilën do të mbahet gara e ardhshme elektorale. Ajo arriti në na tregojë një kryebashkiak që është mbi shtetinn ligjor e nuk respekton as tenderat që shpall vetë. Ajo nxori në dritën e diellit falangat e rilindasve që pengonin opozitën dhe mediat të inspektonin skenën e krimit. Asaj për koincidencë, i ndodhi paralelisht edhe historia e grabitëses Rozeta Dobi, për të dëshmuar se pushtetet e tjerë, si drejtësia dhe media, pa të cilat zgjedhjet në një sistem demokratik nuk kanë vlerë, janë krejtësisht nën thundrën e regjimit.

Pra, ndonëse gara fallco për rrugën Xhon Belushi u anullua, peripecitë me të janë të mjaftueshme për ti ndërgjegjësuar të gjithë se makineria e manipulimit zgjedhor është vënë në punë. E për këtë, natyrisht duhet falenderuar edhe Robin Hudja që grabiste shtëpitë. Ajo ngjan shumë me Erion Veliajn, me ndryshimin e vetëm se i kishte vënë synim vetes të zhvaste të pasurit.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës

22:21 : 02/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

Një drejtor policie, kokë turku në Zvërnec

11:29 : 31/05/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
Para

Grabitja e mbi 500 mijë €/ Sula: Zyrtarët fshehin në shtëpi qindra mijëra euro

TË GJITHA

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom