Johnny Depp ka pranuar të jetë pjesë e klipit të çuditshëm të Marilyn Manson. Ai shfaqet në skena të nxehta me dy vajza, teksa ato “shqyejnë” rrobat e njëra-tjetrës.
Në videoklip, Depp hyn në një shtëpi të frikshme përpara se të takojë bukuroshet dhe gjërat të marrin një kthesë të “nxehtë”.
Manson njihet për muzikën dhe kripet e tij të pazakonte, por duket se edhe Depp nuk e ka aspak problem të jetë pjesë e këtyre çmendurive të mikut të tij.
Kënga quhet “Kill4me” , dhe habia nuk mbaron me kaq, pasi seksit të nxehtë i bashkohet edhe vet këngëtari, ku në fund klipi të jep përshtypjen e një orgjie. Në fund të fundit Depp është aktor profesionist.