• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria u refuzon hyrjen dy zyrtarëve të OKB-së

19:15 : 07/01/2023
në AKTUALITET

Autoritetet shqiptare kanë refuzuar hyrjen në Shqipëri të dy zyrtarëve të OKB-së.

“Personat janë cilësuar si të papërshtatshëm për të hyrë dhe punuar në Shqipëri, si vend anëtar i NATO-s dhe që ka hapur negociatat për në BE”, tha një burim diplomatik në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, që nuk saktësoi se për cilën agjenci të OKB-së punojnë dy zyrtarët dhe as identitetet e tyre.

Dy zyrtarët e OKB-së dyshohet se janë me origjinë ruse, e cila mendohet se ka ndikuar në marrjen e këtij vendimi nga ana e autoriteteve të qeverisë shqiptare, e cila ka qenë nën presion nga aleatët euroatlantikë që të marrë vendime të ashpra ndaj zyrtarëve të huaj me origjinë ruse që emërohen në Shqipëri.

Në mes të nëntorit 2022, Shqipëria vendosi t’i refuzojë akreditimin shtetases Nadia Chamilova, që erdhi në korrik në Shqipëri si përfaqësuese e UNODC-së (Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin). Shtetasja ruse nga republika e Dagestanit, por me pasaportë kanadeze, duhet të merrte akreditimin që të niste punën në zyrën e UNODC, megjithëse ajo vijon ta bëjë këtë prej gati tre muajsh, edhe pa leje pune, ndërsa ka afat qëndrimi rreth 90 ditë në territorin shqiptar.

Sipas shkresave të siguruara nga tpz.al, më 31 maj 2022, Zyra e OKB-së për Drogat dhe Krimin (UNODC) njoftoi Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OSBE, se zonja Naida Chamilova është emëruar shefe e Zyrës së Programeve të UNODC-së në Shqipëri. Përmes një shkrese të datës 1 qershor 2022, ambasadorja e Shqipërisë në OSBE, Vjenë, Eglantina Gjermeni, njoftoi Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, se Chamilova do të niste detyrën më 1 korrik, duke qenë njëherësh edhe Koordinatore Rajonale për Progamin e Kontrollit të Konteinerëve UNODC-WCO për Europën Juglindore.

Lexo edhe:

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

Në letrën e shefit të Seksionit të UNODC-së për Europën, Azinë Perëndimore dhe Qendrore, Alexandre Schmidt, thuhet se Chamilova iu bashkua UNODC-së në vitin 2016, ndërsa edukimi i bazë është ai për mësuesi, diplomuar në Republikën ruse të Dagestanit në vitin 1985 dhe më pas në Moskë, ku ka kaluar shumicën e jetës dhe të përvojës profesionale.

Zonja Chamilova ishte përfaqësuese e zyrës së UNODC-së në Kiev të Ukrainës dhe u largua pas nisjes së pushtimit. Ajo ka hyrë dhe dalë disa herë nga Shqipëria gjatë muajve të fundit, duke marrë pjesë edhe në aktivitete rajonale të agjencisë që përfaqëson në Tiranë.

Pas vendimit të ministrisë për të mos e akredituar, shtetësja ruse po shfrytëzon afatin tre mujor të qëndrimit në territorin shqiptar, duke sfiduar autoritetet shqiptare/TPZ

Etiketa: Nadia ChamilovaOKBShqiperiUNODC-WCOzyrtare te OKB

Lajme të lidhura

SPORT

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

10:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
BOLD BLOG

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025
Para

Merkato/ Skënderbeu bën goditjen e dytë, kthen një emër të njohur nga Superiorja

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com