• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Rama shpenzon 6 milionë dollarë, nis në hapësirë satelitët Albania 1 dhe 2

19:31 : 03/01/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

I premtoi dy vjet më parë por vetëm sot kryeministri Edi Rama konfirmon se satelitët e kërkuar me ngulm prej tij “Albania 1 & 2”, të cilët i kushtuan buxhetit të shtetit 6 milionë dollarë janë nisur për në hapësirë.

Rama përmes një video live në “Facebook” ku monitorohet lëshimi i raketës “Falcon 9”, që është  misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6, zbulon se njëherësh transporton për në hapësirë edhe satelitët, “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Lëshimi i dy staelitëve në hapësirë vjen në një periudhë të vështirë për shqiptarët, atëherë kur kriza ekonomike dhe çmimet e larta të karburantit dhe energjisë kanë goditur fort çdo familje.

Tenderi për të kompletuar ëndrrën e Ramës për “të prekur” hapësirën u hap në fillim të shtatorit nga Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe kompania fituese u shpall “Satellogic USA” Inc, e cila prodhon mikrosatelitë që sipas qeverisë do monitorojë “frikshëm” tokën shqiptare.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Nevojën e këtyre dy satelitëve Rama e shikon të lidhur me situatën e dështimit të përpjekjeve për të eliminuar ndërtimet pa leje, pasi më parë në takimet e tij publike është shprehur se syri nga 150 km do zbulojë shkelje me kullat, të cilat tashmë nuk do të mund “t’i shpëtojnë” më qeverisë.

Dy satelitët pritet të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2.

Satelitet “Albania 1 dhe 2”

“Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA 2/ Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, shkruante Rama në Facebook në shtator.

1-3
2-2

Pavarësisht se satelitët e Ramës u ngjitën tashmë në hapësirë, plani i Ramës ishte shtyrë disa herë, pasi vetë kryeministri tha në tetor 2021, se do të lëshoheshin në hapësirë në muajin mars të 2022.

Afatet kaluan me disa muaj, por qeveria tashmë ka satelitët që sipas saj do të sigurojnë një kontroll më efikas mbi territorin, e madje do të arrijnë sipas Ramës të prodhojnë efikasitet në furnizimin 24 orë me ujë të vendit.

“Jo vetëm dronat, dronat po e po, satelitët në mënyrë që kontrolli mbi territorin, mbi trafiqet, kontrolli mbi kufijtë, kontrolli mbi gjithçka të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duar e atyre që kontrollojnë me sy që në atë pikë nuk është se dallojnë shumë me njëri-tjetrin.  Kur vjen puna inspektorët aty me virus janë edhe ata që kishit ju edhe ata që kemi pasur ne, ata kanë virusin nuk diskutohet. Sa më shumë t’i heqim atyre kontrollin e jetës së bizneseve, e jetës së vendit aq më mirë do jetë.  Prandaj sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell dhe do i kontrollojmë nga qielli. Po sikur tu them unë se uji 24 orë lidhet edhe me satelitët, çfarë do të më thoni ju? Të gjitha bashkë. Meqë nuk kemi ujë 24 orë në gjithë territorin, kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta kontrollojmë territorin, kjo është e gabuar. Përmes satelitëve dhe dronëve do të kemi një kontroll mbi lumenjtë e vendit dhe do të identifikojmë çdo ndërhyrje mbi ta dhe shtretërit e tyre”, tha Rama gjatë një fjalimi në parlament më 14 Tetor.

Etiketa: Edi RamaSatelitet "Albania 1&2"satelitet e shqiperise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Po krijohet çifti i parë në BBV? Amos i tregon Oltës pëlqimin për një nga vajzat

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com