• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dy autogola “nderojnë” Liverpoolin, “The Reds” mposhtin me përmbysje Leicesterin

23:22 : 30/12/2022
në SPORT

Në “Anfield” u luajt ndeshja e javës së 18-të të Premier League, e cila nisi me gol thuajse nga “tuneli”, por pati përmbysjen epike me dy autogola. Rezultati 2-1 i ka buzëqeshur skuadrës së Klopp në fund të fundit. Kanë qenë miqtë e Leicester City, ata që kanë zhbllokuar shifrat e bardha shumë shpejt, që në minutën e 4-t, me autor K.Dewsbury-Hall.

Një befasi e pëkandshme për “Reds”, që duket qartë se duhet të djersijnë shumë këtë mbrëmje. Liverpool ka iniciativën, ndërmerr aksione të shumta, del me shpejtësi edhe në kundërsulm, por miqtë janë të vendosur mirë në prapavijë.

Leicester e pret kundërshtarin dhe pastaj duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara në prapavijë nga “Reds”, të hedhur në kërkim të barazimit, mundohen të “kafshojnë” sërish. Luhet një ndeshje mjaft e zjarrtë, me ritëm dhe emocione.

Presioni në rritje i të kuqve bëri që mbrojtja mike të gabojë. Për fat të keq, i njëjti lojtar shkaktoi dy autogola në pjesën e parë, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me fitoren 2-1 të Liverpool.

Në minutën e 38-të dhe 45, Wout Faes e dërgoi topin në rrjetën e tij, duke kompletuar një mbrëmje për t’u harruar në planin personal.

Lexo edhe:

Ofertë 50 milionë euro, Brahim Diaz drejt transferimit në Premier League

Jo vetëm afrime, Liverpool shet sulmuesin për 46 milionë paundë

Sa për kujtesë: Wout Faes është lojtari i katërt me dy autogola në një ndeshje të vetme të Premier League, pas Jamie Carragher (1999, Liverpool-Man Utd), Michael Proctor (2003, Sunderland-Charlton) dhe Jonathan Walters (2013, Stoke-Chelsea).

Pjesa e dytë është më e qetë, me vendësit që administrojnë avantazhin. Leicester nga ana tjetër përpiqet të shtyjë përpara, për të rrezikuar portën e Alison, por prapavija e kuqe është në lartësinë e detyrës. Me këtë sukses, Liverpool ngjitet në kuotën e 28 pikëve, duke u renditur në vendin e gjashtë për momentin në Premier League.

Kreu është jo pak larg, Skuadra e Klopp është 12 pikë distancë nga Arsenali kryesues. Beteja vazhdon, por duket se titulli do të jetë mision tepër i vështirë për “Reds” këtë sezon.

Etiketa: leicesterliverpoolpremier league

Lajme të lidhura

SPORT

Ofertë 50 milionë euro, Brahim Diaz drejt transferimit në Premier League

16:22 : 07/08/2025
SPORT

Jo vetëm afrime, Liverpool shet sulmuesin për 46 milionë paundë

22:29 : 06/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Lyoni paguan 10 milionë euro për mesfushorin e Liverpool

16:52 : 06/08/2025
SHOW BIZ

Aktorja amerikane mbetet “single”, mesazhe pa fund nga lojtarët e United dhe Liverpool që e “gjuajnë”

18:46 : 04/08/2025
SPORT

Man.United rivalizon Liverpoolin, futet në garë për Alexander Isak

15:20 : 02/08/2025
SPORT

Newcastle i kthen përgjigje negative Liverpoolit, refuzon 110 mln paund për Isak

21:26 : 01/08/2025
Para

Reali fiton dhe ngjitet në krye të La Ligas, Benzema i rikthehet vesit të vjetër

TË GJITHA

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com