• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga pistë helikopteri, tek hangar për avion privat, dhuratat e Ramës për Samir Manen

22:46 : 30/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Pasi i ndërtoi një pistë private me fondet publike në resortin “Green Coast”, kryeministri Edi Rama i ka bërë një dhuratë tjetër të çmuar biznesmenit Samir Mane në prag të ndërrimit të viteve.

Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), i drejtuar nga Rama, në mbledhjen e datës 28 Dhjetor 2022, ka miratuar vendimin për “Leje Ndërtimi për objektin: “Hangar për avion privat në Aeroportin “Nënë Tereza”, me vendndodhje në Bashkinë Krujë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Balfin-Balkan Finance Investment Group sh.p.k”.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Rregullimit të Territorit për hangar avioni privat

Kjo do të thotë se biznesmeni, i konsideruar në media edhe si një ndër “oligarkët” kryesorë në vend, ka siguruar aq të ardhura sa t’i lejojë vetes edhe blerjen e një avioni privat.

Por, për “parkimin” e avionit kërkohet një leje tejet specifike, të cilën mund ta jepte vetëm Edi Rama.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

E, natyrisht, kryeministri nuk lëkundet asnjëherë në vendimmarrjet pro Samir Manes.

Rama ka miratuar lejen përkatëse, që Mane të parkojë në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Në vitin 2014, Këshilli i Kombëtar i Territorit (KKT) i dha kompanisë “Green Cost”, të drejtën për të ndërtuar mbi 500 rezidenca private në Palasë, fillimisht, në një sipërfaqe totale prej 18 ha, si dhe të drejtën e përdorimit, për njëzet vjet, të brigjeve në Plazhin e Dhralesë.

Tre vjet më pas, KKT-ja miratoi një tjetër leje. Kompania fitoi të drejtën për të shtuar edhe nëntë vila të tjera, por dhe një hotel njëqind e njëzet dhomash me pesë yje.

Sipërfaqja e truallit u zmadhua me tre hektarë, ndërsa koeficenti i shfrytëzimit për ndërtim, me 30%. Numri i kateve mbi tokë, u rrit me një, ndërsa, nën tokë, deri në tre.

Një investigim i zhvilluar nga agjencia mediatike “Birn”, në vitin 2021, zbuloi se Fondi Shqiptar i Zhvillimit po ndërtonte një helipad (pistë helikopterësh) brenda territorit ku shtrihen godinat e rezidencës luksoze të Samir Manes në Palasë të Himarës, “Green Coast”.

Ndërtimi i pistës së helikopterëve ishte pjesë e një tenderi me vlerë rreth 5 milionë euro të organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me objekt “Rikualifikimi urban në Bashkinë e Himarës-Faza II”.

Ky tender u fitua nga kompania “Gjikuria” dhe procedura është shoqëruar me kundërshti të kompanive të tjera pjesëmarrëse.

Në faqen zyrtare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjendet një njoftim, ku përmendet edhe pista e helikopterëve në zonën e Himarës.

Në foto: Helikopter mbi Palasë (foto e marrë nga faqja zyrtare e Fondit Shqiptar të Zhvillimit)

“Në bashkëpunim me CEB, WBIF si dhe Qeverinë Shqiptare janë realizuar rreth 60% e punimeve për ndërtimin e qendrës së shërbimeve të integruara Palasë, rehabilitimit të ballkonit të Potamit dhe parkingut në Dhërmi. Projekti zhvillohet në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.

Një seri objektesh, në shërbim të komunitetit dhe turistëve. Në këtë qendër do të përfshihen funksione të emergjencave civile si: qendra shëndetësore, post policie, zjarrëfikëse, postë kufitare dhe pistë për ulje helikopteri.

Qendra është projektuar buzë rrugës së plazhit për akses më të shpejtë. Çdo shërbim do të ketë godinën e tij. Dhe të gjitha godinat kanë një shesh të përbashkët shërbimesh, për parkim dhe grumbullim”, thuhet në atë njoftim.

Etiketa: balfinEdi RamaGreen CostKRRTsamir mane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Puthja dhe lidhja me Elhaidën, Lediani sqaron historinë e dashurisë që lindi në DWTS

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com