• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Pse po gjëmon në Ballkanin Perëndimor?

21:20 : 28/12/2022
në AKTUALITET, BOTA

Për një kohë të gjatë dukej i mundur afrimi mes Kosovës e Serbisë. Tani frontet janë ashpërsuar, ushtria serbe është vendosur në gatishmëri të lartë. Nga pika kufitare Merdare nuk ka më kalime pas bllokimit nga serbët.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë po shtohen. Të mërkurën Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se është bllokuar pika kufitare në Merdar, dhe se qytetarët duhet ‘të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar’ Kjo është pika kufitare më e madhe e Kosovës me Serbinë. Për mijëra vetë bllokimi i saj do të thotë të marrin rrugë të tjera për të hyrë në vend.

Kremlini zyrtar i pyetur të mërkurën për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, është shprehur, se është totalisht e gabuar, që të shihet për rol destruktiv të Rusisë këtu. Serbia është shtet sovran dhe është duke mbrojtur të drejtat e serbëve që jetojnë aty, është reagimi nga Rusia.

Një ditë më parë fjalët e ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq tingëlluan kërcënues, sikur konflikti i Serbisë me Kosovën ishte gati para shpërthimit ushtarak.

‘5,000 forca speciale të ushtrisë serbe po vendosen në gjendje luftarake. Deri në fund të vitit 2023 ato do të jenë të gjitha të gatshme për luftë. Ato do të jenë grushti ynë më i fuqishëm dhe do të shkatërrojnë qëllimet e këqija të atyre që nuk e duan vendin tonë’, tha Vuçeviq gjatë vizitës së trupave serbe në kufirin me Kosovën.

Lexo edhe:

“Shtohen kontrollet në kufi”/ DW: Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Ky është shkallëzimi më i fortë i situatës në Kosovë prej vitesh e megjithatë është ende shumë e pamundur që forcat luftarake serbe do tentojnë të hyjnë në Kosovë. Aty janë stacionuar 3500 ushtarë të NATO-s të misionit të KFOR-it që kujdesen për sigurinë në vend. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shmang deri tani fjalën ‘sulm’. Ai flet në vend të kësaj për një masë defensive.

‘Ne bëjmë gjithçka, që të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Por pasi shqiptarët janë armatosur dhe veprojnë kundër popullit tonë, ne do të bëjmë gjithçka, që të mbrojmë serbët në veri të Kosovës’. Kështu u shpreh presidenti serb në një videoklip në profilin e tij në instagram.

Presidenti serb e paraqet veten të zemëruar

Presidenti serb aktualisht nuk le rast pa iu drejtuar popullit të vet i zemëruar duke u paraqitur si politikani që garanton mbrojtjen e serbëve të Kosovës. Vuçiq paraqitet në televizione me persona që sipas tij sundohen nga qeveria e dominuar nga shqiptarët në Prishtinë.

Ai doli së bashku me kreun e kishës ortodokse serbe, Patriarkun Porfirije, që është edhe kryepeshkopi i Patriarkanës së Pejës. Porfirije donte këtë javë të vizitonte Pejën por nuk u lejua nga policia kufitare kosovare. Më tej Vuçiq u shfaq me një familje vreshtarësh të serbëve të Kosovës, vera e të cilëve u konfiskua dhe u shkatërrua. Për shkak se kjo familje kishte tatime të pashlyera, policia e Kosovës i mori verën, i përzieu llojet e rrushit duke e bërë verën të papërdorshme.

Barrikadat

Edhe tensionet për shkak të ngritjes së barrikadave vazhdojnë. Dy barrikada të reja u ngritën në Mitrovicën e ndarë. Prej më shumë se dy javësh barrikada të tjera bllokojnë rrugët në akset e rëndësishme rrugore në veri. Aty janë hedhur edhe shashka dhe gurë kundër gazetarëve.Policia e Kosovës i ka mbyllur pikat kufitare me Serbinë dhe veriun e Kosovës ndërkohë.

Njoftime ka pasur edhe për të shtëna. Beogradi e akuzon Prishtinën për shkelje të ligjit, ndërkohë që Prishtina e hedh poshtë akuzën se arrestimet e kryera të ish-polici serb dhe një serbi tjetër për shkak të sulmeve ndaj policëve i drejtohen etnisë serbe. Nga ana e tij kryeministri Kurti akuzoi Vuçiqin se angazhon ‘bandat kriminale’ dhe po nxit popullsinë serbe në veri për të destabilizuar gjendjen.

Si u shkallëzua situata kaq shpejt?

Gjithçka filloi me grindjen për targat e makinave. Qeveria e Kosovës kërkonte që serbët e Kosovës të këmbenin targat e tyre serbe me ato kosovare duke zbatuar reciprocitetin. Qëllimi ishte të vendosej kontrolli mbi trafikun në hapësirën shtetërore të Kosovës dhe të merreshin tatimet e regjistrimit. Pasi u gjet një zgjidhje për këtë grindje, doli në pah molla tjetër e sherrit. Serbët kërkojnë ngritjen e Asociacionit të Komunave Serbe, të vendosur me marrëveshjen e Brukselit para gati 10 vjetësh.

Deri tani nuk ka një koordinim mes komunave të veçanta serbe. Qeveria e Prishtinës e refuzon këtë duke përmendur si arsye vendime kushtetuese. Pas kësaj fshihet frika e Prishtinës, se serbët do të merrnin shumë pushtet, do të bllokonin politikën në vend dhe kështu në Kosovë do të krijohej një lloj Republika Srpska e dytë, si në Bosnje-Hercegovinë. Në Kosovë ka katër komuna serbe në veri dhe gjashtë enklava në jug, ku gjendja është e qetë.

Kosova do të bëhet vend kandidat për në BE

Vetëm në nëntor gjendja dukej shpresëdhënëse. Pas sheshimit të grindjes për targat, u bë fjalë për bisedime të tjera me shans për sukses, Kosova do të bëhet vend kandidat i BE, kurse Serbia që ka 10 vjet si vend kandidat, do të mbajë opsionin e afrimit me BE të hapur, megjithë afërsinë me Rusinë.

BE ka paraqitur të ashtuquajturin ‘propozimi gjermano-francez’ për normalizimin e marrëdhënieve. Nga ky propozim del se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën si vend të pavarur. Por duhet të pranojë, që Kosova në territorin e saj shtetëror të ushtrojë në mënyrë autonome pushtetin e saj. Tani këto përpjekje për afrim janë shtyrë larg pas javëve të fundit me shumë incidente. /dw/

Etiketa: ballkani perendimorDWgjemim

Lajme të lidhura

BOTA

“Shtohen kontrollet në kufi”/ DW: Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

19:07 : 23/05/2025
BOTA

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025
BOTA

Schmidt në OKB: Bosnja është në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

22:32 : 06/05/2025
RAJONI

REL: Serbia, vendi kryesor i fushatës ruse për dezinformim në Ballkanin Perëndimor

17:53 : 19/04/2025
AKTUALITET

BE synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohen të gjitha vendet aspirante të Ballkanit

08:07 : 16/04/2025
BOTA

Kallas: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

12:19 : 14/04/2025
Para

Si të mësoheni të qëndroni për një kohë të gjatë mbi taka?

TË GJITHA

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

11:16 : 28/05/2025

EMRI/ Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

11:12 : 28/05/2025

Kush është Asllan Fetiu, njeriu i Klod Allajbeut, që i vendosën tritol në lokalin e babait

10:52 : 28/05/2025

Gjyqi për zhdukjen e Jan Prengës/ Prokurorja përplaset me avokatin: Bexhdili ka përdorur EncroChat

10:52 : 28/05/2025

I dënuar me 2 vite e 7 muaj burg për drogë, arrestohet i riu në Burrel

10:24 : 28/05/2025

VIDEO/ Dështon testi i radhës i “SpaceX”, momenti kur raketa del nga kontrolli

10:19 : 28/05/2025

Sulmet vdekjeprurëse në Ukrainë, Trump: Putini “po luan me zjarrin”

10:02 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com