• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Putini i vogël po luan me paqen në Kosovë”, Berisha: Nxitën dhunë dhe konflikte

23:00 : 25/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në FB shkruan se “Putini i vogël” referuar Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç po luan me paqen në veriun e Kosovës.

Berisha shprehet se me barrikada po nxisin dhunë ndërsa shton se gjithçka është e orkestruar nga Beogradi, pas të cilit qëndron Putini i madh.

Sakaq, kryedemokrati Sali Berisha shprehet se diplomati i mirënjohur gjerman, Ischinger, e ka konsideruar problematike situatën e krijuar nga Beogradi dhe i bën thirrje BE-së të veprojë menjëherë.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Putini i vogël po luan me paqen në veriun e Kosovës! Me dhunë dhe barrikada nxitën dhunë dhe konflikte. Miq, po behen dy javë që banda të armatosura serbe së bashku me mercenarë rus të famziut Ëagner, mbajnë të bllokuara rrugë, në veri të Kosovës.

Lexo edhe:

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

Sulmojnë me granata mediat dhe policinë e Kosovës, madje dhe EULEKS-in, rrëmbejnë dhe terrorizojnë kalimtarë dhe qytetarë shqiptarë por edhe serbë.

Gjithçka ndodh është e orkestruar nga Beogradi, konkretisht nga serbomadhi Vuçiç, apo Putini i vogël, prapa të cilit qëndron pa mëdyshje Putini i madh.

Diplomati i mirënjohur gjerman, Ischinger e konsideron tejet problematike situatën e krijuar nga Beogradi në veriun e Kosovës dhe i bënë thirrje BE-së të veprojë menjëherë!

⬇️ Këtu më poshtë keni prononcimin e tij. Ish-emisari gjerman për dialogun fajëson Serbinë për tensionet në Kosovë: BE të veprojë urgjentisht!

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi gjatë vitit 2007-2008, ëofgang Ischinger, ka fajësuar Serbinë për situatën e tensionuar në Veri, derisa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të veprojë urgjentisht.

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger në Tëitter, duke i ka bërë “mention” Josep Borrell dhe Ursula von der Leyen. Ischinger ka shpërndarë edhe një artikull të “The Economist”, me titull “Kosova dhe Serbia sërish në prag të konfliktit”.

Artikulli i The Economist nis me detajet për serbët që qëndrojnë në Rudarë.

“Në fshatin Rudare vendasit enden në rrugë dhe i ngrohin duart mbi mangallat flakëruese. Kamionët bllokojnë rrugën. Një makinë shkarkon një grup personash të maskuar. Më 10 dhjetor u ngritën barrikada në të gjithë veriun e Kosovës, ku shumica e banorëve janë serbë etnikë.

Diplomatët nga Amerika dhe Bashkimi Evropian po punojnë jashtë orarit për të qetësuar një situatë shpërthyese. Në muret e pjesës etnike-serbe të qytetit afër të ndarë të Mitrovicës, dikush ka lyer me spërkatje kreshtën e një “Brigade Veriore” misterioze. Nëse është një organizatë sekrete paraushtarake apo një fushatë për t’i bërë njerëzit të besojnë se ekziston një e tillë – askush nuk e di.

“Që nga përfundimi i luftës së Kosovës në vitin 1999, krizat kanë ardhur dhe kanë shkuar në veri të vendit. Diplomatët nxitojnë dhe barrikadat zbresin. Por ky ndihet më i rrezikshëm se zakonisht. Në nëntor përfaqësuesit e pakicës serbe të Kosovës u tërhoqën nga institucionet qeveritare të vendit”, shkruan The Economist.

The Economist shkruan se ende është e paqartë nëse Kurti dhe Vuçiq mund të pranojnë propozimet e diplomatëve. “Kurti thotë se është i gatshëm të gjejë një zgjidhje dhe të normalizojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, është e paqartë nëse ai ose zoti Vuçiç mund të pranojnë shkëmbimet që diplomatët po propozojnë. Ata kërkojnë që Serbia ta trajtojë Kosovën si shtet, edhe pse pa e njohur atë zyrtarisht.

Kosova duhet të zbatojë një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2013 (edhe pse ajo u refuzua nga z. Kurti, i cili atëherë ishte në opozitë) për të formuar një asociacion të komunave me shumicë serbe me autonomi mbi arsimin, kujdesin shëndetësor dhe portofolet e tjera”, raporton The Economist.

Etiketa: barrikadaBerishakosoveKryetari i Partisë DemokratikepiutiniSali BerishaVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
Para

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra dhe sa ishte magnituda

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom