Është dita e fundit si kryetari i Akademisë së Shkencave. Prof. Gudar Beqiraj dha dorëheqjen 2 muaj nga zgjedhja e tij, pasi zhvilloi një takim me presidentin Meta, pas të cilit erdhi zgjidhja.
Shprehet se ky vendim lidhet edhe me propozimin e presidentit; kërkesë që vjen në kohën kur fati i institucionit është përfshirë në debate të forta për ekzistencën e tij.
Beqiraj: Diskutuam me Presidentin për rreth një orë dhe në përfundim të kësaj bisede që ishte shumë konstruktive, unë pranova propozimin e Presidentit që për të vazhduar punën sa më mirë Akademia e Shkencave në këtë situatë që jemi, unë të hapë rrugë në kuptimin e mirë të fjalës, duke dhënë dorëheqjen.
Ka 45 vjet që është pjesë e akademisë së shkencave, ndaj këtë vendim e quan vetëm si largim nga karrigia e kryetarit.
Beqiraj: Do të vazhdoj të jem shumë aktiv në Akademinë e Shkencave si anëtar i saj sepse kam një jetë të tërë në Akademinë e Shkencave.
Tashmë institucioni do të nis garën nga e para; nuk ka as kryetar dhe as nënkryetar.
Beqiraj: Nis procedura e cila kërkon kohën e saj për të bërë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, gjithmonë me zgjedhje të fshehta me kandidatura.
Dorëheqja e Gudar beqiraj erdhi pas qëndrimeve të kryeministrit Rama i cili para procesit të zgjedhjes brenda Akademisë kërkoi reformimin e këtij institucioni duke paralajmëruar ndërprerjen e fondeve. Por pavarësisht kësaj komisioni parlament i mjeteve të informimit publik një ditë më parë votuan në unanimitet buxhetin për Akademinë e shkencave që kap shifrën e 108.5 mln lekë.
Më herët ministria Nikolla u shpreh se 3 grupe pune nga kryeministria kanë përgatitur një draft për të mënyrën se si do të reformohet institucioni./oranews/