• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mediat greke: Skandal i Begajt në Finiq, kërkoi heqjen e flamurit tonë

21:59 : 21/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje një vizitë që Presidenti i Republikës Bajram Begaj kreu të mërkurën në bashkinë e Finiqit. Ajo është e njohur si zonë e banuar me minoritet grek. Vëmendja e mediave greke vjen edhe për shkak se të enjten këto zona i viziton kryeministri i tyre Kiriakos Mitsotakis. Ai do të shoqërohet edhe nga kryeministri Rama në Himarë dhe Dervician.

Por vizita e Begajt nuk ka shkuar ashtu siç duhej. Fillimisht u mësua se kishte pasur një ndryshim të axhendës së takimeve. Por Presidenca shqiptare nuk dha ndonjë sqarim. “Protothema” shkruan se shkak për ndryshimet e takimeve është bërë prania e flamurit grek në hyrje të bashkisë së Finiqit.

“Sipas programit origjinal të vizitës, Begaj fillimisht do të vizitonte Bashkinë e Finiqit, ku do të pritej zyrtarisht nga kryebashkiaku Kristo Koço. Mirëpo autokolona nuk u ndal tek bashkia. Mësohet se presidenti shqiptar është shqetësuar nga flamuri grek që është i vendosur në oborr, pranë flamujve të Shqipërisë dhe BE-së” – shkruan gazeta greke.

“Duhet theksuar se bashkia e Finiqit njihet zyrtarisht si “minoritet” nga autoritetet shqiptare, me të drejtën e mërgimtarëve të ekspozojnë lirisht simbolet e tyre kombëtare, të përdorin gjuhën greke në administratë, etj.

Provokimet vazhduan në sheshin qendror të fshatit minoritar Alykos, ku ndodhet monumenti i emigrantëve Massios, Raftis, Kotsis dhe Mitros, të cilët u vranë gjakftohtë nga ushtarët shqiptarë në dhjetor 1990 kur tentuan të arratiseshin në Greqi. Me Dekret Presidencial të vitit 1994, Shqipëria i quajti 4 të rinjtë “Dëshmorë të Demokracisë”.

Lexo edhe:

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

Megjithatë, sakrifica e tyre, kujtimi dhe prejardhja e tyre kombëtare nuk u respektuan nga presidenti shqiptar, shoqëruesit e të cilit kërkuan nga policia që pranë monumentit të mos kishte flamur grek.

Ky veprim ka zemëruar banorët dhe nxënësit e shkollës, të cilët ishin mbledhur në sheshin e fshatit për të pritur Presidentin e Shqipërisë. Pas këtij zhvillimi, kryebashkiaku Kristo Kiço anuloi ceremoninë dhe nuk pati asnjë vendosje kurore nga Begaj në monumentin e 4 mërgimtarëve” – shkruan “Protothema”.

“Zyrtarë të minoritetit grek thonë se presidenti shqiptar duket se nuk e di se në bashkitë e EEM – bazuar në ligjin për minoritetet – flamuri grek duhet të valojë jashtë ndërtesave publike. Ata theksojnë se Bajram Begaj “duhet të sillet si faktor institucional unifikues dhe jo si një ish-ushtarak me logjikë nacionaliste” – citon gazeta.

“Protothema” citon më pas edhe një shkrim në Facebook të ish-presidentit të Omonias, Leonidha Papa. Ai thotë se pas incidentit të Presidenti shqiptar nuk pranoi të shkojë në drekën e Begajt me “intelektualë” të minoritetit grek.

Etiketa: BegajGreqimedia

Lajme të lidhura

RAJONI

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025
RAJONI

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025
RAJONI

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

12:28 : 07/08/2025
RAJONI

Varka përplaset në bregun shkëmbor në Greqi, në bord 7 shqiptarë nga Kosova dhe një amerikan

15:25 : 06/08/2025
BOTA

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025
RAJONI

Panik në mes të detit/ Trageti me 114 persona në bord ngec në brigjet e Evias në Greqi

20:09 : 05/08/2025
Para

Lëkundje tërmeti në veriperëndim të vendit

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com