• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u vranë dy shqiptarët në Greqi/ Autori doli nga shkurret, ishte profesionist

11:01 : 19/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Personi që ekzekutoi mbrëmjen e djeshme dy shqiptarë në lokalin në Nea Smyrni në Athinë është ndihmuar nga një bashkëpunëtor.

Mediat greke shkruajnë se autori ka mbërritur në vendngjarje së bashku me një person tjetër. Pasi kanë kontrolluar zonën, atentatori është futur në lokal ku qëlloi me gjakftohtësi dy viktimat, ndërsa bashkëpunëtori i tij ka qëndruar në një pikë aty pranë.

Pas vrasjes së dyfishtë ata janë larguar nga vendngjarja, ndërsa po hetohet për zbulimin e identitetit të tyre.

Autori ka hyrë në lokal rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës. Ai ishte i veshur me të zeza dhe mbante një maskë kirugjikale për të fshehur fytyrën. Gjakftohtë, ka nxjerrë pistoletën nga xhupi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj 41-vjeç dhe Armando Ogranja, 44-vjeç, që qëndronin të ulur në një tavolinë në lokal.

Lexo edhe:

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

U gjet i groposur, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

Çerçizaj mori 2 plumba në kokë dhe vdiq në vendngjarje, ndërsa Ogranja ndërroi jetë pasi u dërgua në spital.

E plagosur mbeti edhe një 31-vjeçare greke që ndodhej në lokal, e cila nuk kishte lidhje me dy viktimat. Mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.

Mesa duket, dy shqiptarët kanë pasur llogari të hapura me “qarqet” e natës. Oficerët e Policisë së Sigurisë, kanë dal në këtë përfundim duke pasur si “guidë” kryesore videon e momentit të ekzekutimit, materialin primar që kanë mbledhur nga kamerat e dyqaneve të zonës përreth, si dhe dëshmitë e para të dëshmitarëve okularë.

Νέα Σμύρνη πριν. Μέσα σε κόσμο. Πάμε πολύ πολύ καλά #νεασμυρνη pic.twitter.com/NOWRMfC1wD

— island (@islandlayer13) December 18, 2022

Hetimet e tyre kthehen te “mafia shqiptare”, pasi profili i vrasësit, lëvizjet e shpejta dhe gjakftohtësia e tij, zbulojnë se bëhet fjalë për një përdorues me përvojë të pistoletës, i cili mund të ketë vrarë edhe më parë. Të gjitha faktet të çojnë tek vrasësit me pagesë.

Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend, i cili ishte i përfshirë në grupin e mafias. Ndërsa për 44-vjeçarin, rezulton se ai nuk është. Megjithatë është ende e pa qartë nëse ai është i përfshirë në të njëjtin ring, apo është një humbje kolaterale, për faktin se ai ishte ulur në të njëjtën tavolinë.

Megjithatë, burime të sigurta nga Policia thonë se të dy të vdekurit janë të njohur të vjetër të policisë, pra bëhet e qartë se bëhet fjalë për një shlyerje llogarish.

Atentatori mësohet se fillimisht ka skanuar zonën, para se të afrohej për të ekzekutuar shqiptarët. Ai u afrua në këmbë dhe po ashtu sipas mediave greke është larguar në këmbë.

Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë.

Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar.

Etiketa: atentatGreqisgqipatrvrases me pagesevrasje

Lajme të lidhura

RAJONI

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

12:28 : 07/08/2025
RAJONI

U gjet i groposur, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

10:05 : 07/08/2025
AKTUALITET

22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia

08:28 : 07/08/2025
RAJONI

Varka përplaset në bregun shkëmbor në Greqi, në bord 7 shqiptarë nga Kosova dhe një amerikan

15:25 : 06/08/2025
BOTA

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025
RAJONI

Panik në mes të detit/ Trageti me 114 persona në bord ngec në brigjet e Evias në Greqi

20:09 : 05/08/2025
Para

KPK jep vendimin për gjyqtaren e Tiranës, Majlinda Dogga

TË GJITHA

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

08:08 : 08/08/2025

Temperaturat deri në 39 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

07:52 : 08/08/2025

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com