Kryetarja e Komisionit të Edukimit i ka kërkuar ministres së Arsimit që të japë dorëheqjen. Në prezantimin e buxhetit për ministrinë e Arsimit, Vokshi i bëri thirrje ministres që të distancohet nga qeveria e drogës siç e quajti ajo.
Vokshi-Nikollës: Jepni dorëheqjen si Ministre e Arsimit. Sot keni rast ministre të distancoheni nga qeveria e drogës. Mandatet tuaja janë blerë me paratë e drogës.
Çështja “Tahiri” është çështje e qytetarëve. 5.2 % e përdoruesve të dorgës janë të rinj. Kryeministri nuk mbulon as krimin dhe as drogën as patentën me dhunë ndaj gazetarëve.