Kryetari opozitës, Lulzim Basha,ka deklaruar se qeverinë e ketë një përballje e fortë në seancën plenare, ku do të japi llogari për trafikun e lëndëve narkotike dhe lidhjet e qeverisë me bandat.
Basha shprehet se zona e Tepelenës është një nga zonat më problematike përsa i përket mbjelljes së lëndëve narkotike dhe më pas trafikimi i tyre.
Sipas tij, Rama duhet të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh në Shqipëri, pasi nga dita në ditë dalin detaje të lidhje së qeverisë më narkotarfikantët.
“Këtë vit që kultivimi i drogës nuk është si në 2016, Edi Rama bërtet “Fitore”. Në fakt nuk është as Edi Rama, as Policia e korruptuar e Haki Çakos për këtë rënie prodhimi, por çmimi. Shkoni në Tepelenë, më lirë do të blini kanabisin sesa çajin e malit, sepse mijëra tonë presin të trafikohen drejt Evropës. Jemi në kushtet e një narkorepulbike që nuk ka asnjë legjitimet. Zgjidhja është largimi i Edi Ramës dhe këtë nuk mund ta bëjë Edi Rama me marrëzirat e tij, planet sekret. Zgjidhaj e vetme për vendin jo thjesht për Ramën është largimi një orë më parë i këtij njeriu.
Opozita do të vazhdojë betejën për largimin e Edi ramës dhe qeverisë së tij.
Largimin e Edi Ramës dhe të shembë lidhjet e krimit me politikën. Kemi një strategji që po shpaloset ditë pas dite, javë pas jave. Kjo javë që ka nxjerrë në pah dhe një aspektet e kësaj qeveri të shëmtuar sic është transporti i parave kesh dhe do të kemi një përballje totale të opozitës në seancën plenare.”