• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Gruaja që përloti Kuvendin ka një kërkesë për Ramën: Ju lutem mos…

17:33 : 05/11/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Gerta Loku, fermerja nga Mirdita e cila pak kohë më parë përloti Kuvendin me fjalimin e saj për kushtet e vështira dhe jetën në fshat i ka fërguar një letër kryeministrit Edi Rama. Në letrën e saj të publikar edhe në Facebook, Gerta Loku kërkon nga kryeministri të ndalë punimet për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

“Dje vendosën “përfundimisht” ta shuanin Valbonën dhe lumin e saj. Nuk dua të them përfundimisht, prandaj dhe po e vendos në thonjëza ,sepse nuk dua dhe as nuk do e besoj që nuk do ta dëgjoj më këngën e atij lumi”, shkruan ndër të tjera Gerta Loku.

 

 

Postimi i plotë:

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

MOS MA PREK VALBONËN
Letër kryeministrit të Shqipërisë,Edi Rama

Po ju drejtohem me një letër të hapur ju ,kryeministër i vendit!
Po ju drejtohem nga halli,dhe pse do doja shumë të ju isha drejtuar nga qejfi.
Po ju drejtohem ,me shpresën se nga ju do marr një përgjigje ,edhe pse e di që ajo përgjigje nuk do vijë,ndoshta kurrë…
Por sic thotë Kypling unë do rri ne pritje ,nga pritja pa u lodhur…
Po ju drejtohem ndoshta në atë mënyre sic nuk do e pranoja kurrë ti drejtohem dikujt ,po ju drejtohem ne formë lutje.
Sot ,një studente,një bijë e Tropojës ,një bijë e Shqipërisë po ju lutet,po ju përgjërohet…
Sot po bie ndesh me të gjitha parimet e mia,me të gjithë ata kufinjtë që i kam vendosur vetes përgjatë këtyre viteve,sot po shemb gjithë ato kulte me të cilat jam rritur,dhe po i përgjerohem dikujt,po i lutem dikujt ,në këtë rast ju.
Sot po ju drejtohem ju,unë jam ajo që po shkruaj ,por në rreshtat e mi burojnë fjalët e zemrat e mijëra qytetarëve ,mijëra banorëve,mijëra shqiptarëve,mijëra të huajve.
Fjalët janë të miat,zëri është i të gjithëve.
Zotëri!Të ju pyes diçka?
Keni dëgjuar ndonjëherë për nje vend alpin,të vogël të quajtur Tropojë?Një vend që mes gjithash fsheh brenda një bukuri marramendëse,një oaz bukurie të quajtur Valbonë?
Ma do mendja i keni dëgjuar këta dy emra ,po sidomos këtë të fundit.Eshtë e pamundur të mos ua ketë shpuar veshët gurgullima aq e ëmbël dhe guximtare e lumit të saj.
U kujtuat tani?E dini për kë e kam fjalën?
Po pikërisht pra,për atë!Për atë vendin strehuar mes maleve,mes bjeshkësh ,ku toka puth qiellin dhe hedh fryta në lum.
E keni gjetur fiks ,për atë po ju shkruaj.
Po ç’ju lidh ju ose mua me Valbonën ?!
Mua më lidh gjithçka zotëri,mua më lidh vet fjala jetë,se Valbona për mua jetë është,ose jeta m’i ngjan Valbonës : herë e ashpër ,herë e qetë,sa krenare aq e përulur ,sa të merr me të mira ,aq të hedh drejt shkëmbinjve.
Ndërsa ju ,zotëri ,s’ma merr mendja të mos ju lidh asgjë.
E dini përse?Sepse besoj e keni të paktën një kujtim në atë vend,e keni të paktën një foto,ose një imazh të lehtë kujtimi ku puhiza e lehtë ju ka prekur faqet dhe melodia e ëmbël e ujit ju ka qetësuar mendjen e për një moment ju ka dërguar në një vend tjetër.S’ma do mendja të mos keni qënë të paktën një herë në Valbonën alpine,ose të paktën një herë të mos jetë hapur nje bisedë mes miqsh ku është përmendur emri i saj,ose ose në takime zyrtare dhe konferenca ndërkombëtare kur ju keni treguar të tjerëve për bukuritë e vendit tonë s’ma merr mendja që s’e keni përmendur dhe Valbonën.Emri i saj të vjen vetvetiu ,deshe s’deshe.Pastaj kur keni bërë mbledhje dhe keni diskutuar për buxhet ,për fonde ,për statistika ,për turistë besoj e keni dëgjuar dhe këtu emrin e Valbonës ,kur ju kanë thënë që është rritur numri i turistëve në Shqipëri dhe një ndër vendet më të vizituara ka qënë Valbona.
Ju kujtohet apo jo?
Por…
Zotëri!Dje ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte,ose ndoshta ishte e kushtëzuar që të ndodhte në menyrë që unë t’u shkruaja ju .
Dje morën një vendim zotëri,e dëgjuat?Më mirë të mos e kishit dëgjuar ,dhe unë do doja shumë të mos e kisha dëgjuar.
Dje vendosën “përfundimisht” ta shuanin Valbonën dhe lumin e saj.Nuk dua të them përfundimisht,prandaj dhe po e vendos në thonjëza ,sepse nuk dua dhe as nuk do e besoj që nuk do ta dëgjoj më këngën e atij lumi.
Dje ,lufta e paepure e nisur kohë më parë nxori humbës të gjithë tropojanët,të gjithë shqiptarët,të gjithë ata që e duan Shqipërinë,të gjithë humbëm,biles dhe ju zotëri !Dhe ju jeni një nga humbësit e kësaj beteje ,pasi i vetmi fitues në këtë mes është emri HEC!Dhe a pranoni t’ia lini në dorë fitoren dikujt tjetër?
Ju,keni në dorë timonin apo jo?Prandaj bëni dicka se timoni po ju ikën nga duart!
Bëni diçka ju lutem që të mos jeni as ju as ne humbës!
Po ju lutem,po ju përgjërohem ashtu siç nuk i jam lutur as përgjëruar askujt më përpara!
Po ju lutem të vini dorën në zemër,po ju lutem me lot në sy!
Po ju përgjërohem sepse vetëm ju mund të bëni diçka !
Ju lutem zotëri!Mos i lini të na e shkatërrojnë Valbonën!
Mos i lini të na e prekin Valbonën!Ju lutem!

Do jem në pritje të një përgjigje nga ju,një përgjigje që uroj të vijë para se të jetë shumë vonë…

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Vasili ironizon Ramën: Task-forca për të luftuar krimin, gajasje e madhe shumë

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com