• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi 60 mijë përdorues droge në vend, 20 vdekje nga overdozat

14:48 : 15/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Prej 10 vitesh në Shqipëri nuk kryhen biseda me të rinjtë gjimnazistë për rrezikun që u vjen nga përdorimi i drogërave. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk lejon ende fushatat sensibilizuese që organizohen nga shoqëria civile, ndonëse situata sa vjen dhe rëndohet. Dhe, të dhënat më të fundit që vijnë nga shoqëria civile që punon me këtë target grup, raportojnë për një numër të lartë përdoruesish droge të cilët e kanë nisur konsumimin e lëndëve narkotike shumë herët, që në vitet e para të shkollës së mesme.

Nga raporti për drogat, thuhet se që nga 1995 kur numri i personave (15–65 vjeç), që të paktën një herë kanë provuar një lloj droge rezultonte rreth 5,000, sot në vitin 2022, në Shqipëri numërohen rreth 60 mijë persona përdorues të drogave, ku rreth 7-8 mijë konsiderohen konsumues problematikë të drogave të rënda dhe të rrezikshme.

“Afërsisht 6.8% e nxënësve e kanë provuar kanabis të paktën një herë në jetë, krahasuar me 4.4% që ishin në vitin 2014. Nga anketimet apo studimet rezulton se, numri i përdoruesve të drogave ka një rritje të ndjeshme”, thonë burimet nga “Aksion Plus”, shoqata që merret prej vitit 1997 me këtë target grup.

Burimet nga kjo organizatë thonë se prej 2018, numri i përdoruesve të drogës që marrin terapi në qendrat e Metadonit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Fier, Shkodër, Berat dhe Sarandë, është rritur me 200 persona më shumë, duke numëruar sot 950 persona nga 750 kliente që trajtoheshin në 2018.

Lexo edhe:

Shiste kokainë në disa zona të kryeqytetit, arrestohet 37-vjeçari (Emri)

Shifrat e të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike në Shqipëri në rritje të vazhdueshme

Ekspertët thonë se abuzimi me kanabis është në rritje por edhe varësia nga heroina po ashtu. Burimet për Gazetën “Si” thonë se nga komunikimi zyrtar me MAS nuk kanë marrë asnjë përgjigje për të vijuar me programin e tyre në drejtim të fushatave që duhet të kryhen në shkolla. Ekspertët thonë se rreziku i përdoruesve të drogës në moshë të re është përzierja e lëndëve narkotike, si për shembull: heroinën me kokainën, kokainën me alkoolin, heroinën me alkoolin, heroinën me marijuhanën, heroinën me diazepamin.

Sipas të dhënave nga ISHP, përqindja e të rinjve të shkollave të mesme që kanë përdorur një herë ose më shumë marihuanë gjatë jetes se tyre është mbi 6.8%.

“Disa prej tyre po eksperimentojnë me drogat e reja psikoaktive, duke patur një nivel të ulët të dëmeve dhe rreziqeve afatshkurtra dhe afatgjata. Rritje shohim tek përdoruesit e heroinës me 2.4 herë, ku prevalenca e përdorimit është rritur nga 0.7 % në 1.7 %.Kokaina është droga e dytë për rritjen e prevalencës së përdorimit , me 2.3 herë nga 1.6 % në 3.7 %. Ulje ka pasur vetëm ekstazi, nga 3.5% në 2.4%”, thonë burimet nga “Aksion Plus” për Gazetën “Si”./GazetaSi

Etiketa: gjimnazistelende narkotikeoverdozeperdorues droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste kokainë në disa zona të kryeqytetit, arrestohet 37-vjeçari (Emri)

09:39 : 30/05/2026
AKTUALITET

Shifrat e të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike në Shqipëri në rritje të vazhdueshme

16:10 : 13/05/2026
AKTUALITET

Laborator droge poshtë kotecit të pulave/ I arrestuari Klisman Leka rrahu për vdekje bashkëfshatarin

20:55 : 11/05/2026
AKTUALITET

Shpërndanin lëndë narkotike në Elbasan, gjykata lë në burg 10 të arrestuarit

18:27 : 05/05/2026
AKTUALITET

EMRI/ U kap me fara kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

09:30 : 01/05/2026
AKTUALITET

Shkoi për ta takuar dhe tentoi ti japë kanabis të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës, e pëson keq shtetësja

20:08 : 29/04/2026
Para

“Do çojmë ushtarë në Veri”, Rama-Vuçiçit: Kërkesë sureale, si Kosova t'i kërkonte ushtarë Shqipërisë

TË GJITHA

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom