• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shuhen” telefonatat, zhvendosja drejt internetit gjithnjë e më e theksuar

15:43 : 01/12/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

As sezoni pozitiv turistik nuk e ka frenuar tendencën në rënie të thirrjeve nga rrjetet celulare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në tremujorin e tretë të vitit trafiku i thirrjeve celulare pësoi rënie me 12.8% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Trafiku pësoi tkurrje në të gjitha segmentet kryesore, përfshirë thirrjet brenda rrjetit, ato jashtë rrjetit dhe drejt rrjeteve kombëtare fikse. Rritje pësuan vetëm thirrjet ndërkombëtare, të nxitura ndoshta nga një prani më e madhe e jorezidentëve në territorin shqiptar. Rënie pësoi edhe numri i mesazheve të shkruara, me 4.2% më pak krahasuar me një vit më parë.

Mesatarisht, një përdorues i telefonisë celulare konsumoi 148 minuta në muaj, shifër kjo 20% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 16 mesazhe të shkruara në muaj, 12% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Megjithëse në fakt shqiptarët nuk po e përdorin më pak telefonin celular, të dhënat e mësipërme janë dëshmi e tërthortë e faktit se komunikimi tashmë po zhvendoset me shpejtësi drejt internetit dhe aplikacioneve të bazuara mbi të. Statistikat e AKEP tregojnë se në tremujorin e tretë trafiku i internetit nga rrjetet celulare shënoi një rekord të ri prej 52 milionë GB (Gigabyte), në rritje me 14% krahasuar tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Një përdorues konsumoi mesatarisht 7.4 GB në muaj, në rritje vjetore me 6.5%.

Treguesit e përdorimit mesatar gjatë tremujorit të tretë janë ndikuar ndjeshëm edhe nga rritja e numrit të përdoruesve aktivë gjatë tremujorit të tretë, me 8.8% më shumë krahasuar me me një vit më parë. Kjo mund të shpjegohet me aktivizimin e numrave të rinj nga përdorues të përkohshëm, si turistë apo emigrantë të kthyer për pushime. Megjithatë, shifrat tregojnë një lloj anomalie në tendencën e numrit të përdoruesve sipas operatorëve. Rritja e numrit të përdoruesve të rinj ka ardhur në masën dërrmuese nga një operator i vetëm, Vodafone Albania, që ka raportuar rritje vjetore të përdoruesve aktivë me 21.6%. ONE raportoi një rritje të lehtë me 3%, ndërsa Albtelecom rënie me 10.8%.

Lexo edhe:

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

“Amazon” lëshon satelitët e parë në sfidë ndaj ”Starlink” të Musk

Përdorimi i shërbimeve celulare nga shqiptarët po orientohet gjithnjë e më shumë drejt internetit, në përputhje me tendencat globale. Kjo tendencë e bën cilësinë e ofrimit e shërbimit një element gjithnjë e më të rëndësishëm mes operatorëve. Krahasuar me shërbimet bazike të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara sms, ofrimi i shërbimit cilësor të transmetimit të të dhënave është më i kushtueshëm, sepse kërkon më shumë frekuenca dhe më shumë investime në infrastrukturë rrjetesh dhe në teknologji.

Tregu celular ndodhet gjithashtu në prag të një ndryshimi të rëndësishëm strukturor. Bashkimi mes ONE dhe Albteelcom në fillim të vitit 2023 do të ulë numrin e operatorëve, por do të sjellë edhe një rishëprndarje të frekuencave në dispozicion të tyre. Në fillim të këtij muaji, tre operatorët dorëzuan në AKEP një marrëveshje, në bazë të të cilës Albtelecom do të transferojë te Vodafone Albania tre blloqe të spektrit të frekuencave, ndërsa ONE dy të tilla. Në përfundim, marrëveshja parashikon një përpjesëtim të ri të spektrit në masën 51% për One dhe 49% për Vodafone, nga 59% (pjesa e përbashkët ONE-ALbtelecom) me 41% që është aktualisht.

Vitin e ardhshëm pritet që AKEP të tenderojë edhe frekuencat e para për zhvillimin e teknologjisë 5G, që pritet të rrisë shpejtësinë e ofrimit të shërbimit të internetit nga rrjetet celulare. Por, nga ana tjetër, përqendrimi i tregut, nevoja për investime të reja dhe përfitueshmëria e dobët e operatorëve në vitet e fundit janë sinjale që paralajmërojnë rritje të çmimeve për përdoruesit e shërbimeve celulare. /MONITOR

Etiketa: Internetrisisherbime celularete rinjetelefonata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025
BOTA

“Amazon” lëshon satelitët e parë në sfidë ndaj ”Starlink” të Musk

17:53 : 29/04/2025
SPORT

S’ka më kohë shtesë, UEFA mendon ndryshime të reja në Champions League

21:24 : 24/04/2025
BOTA

Të shtëna armë zjarri në SHBA! Vriten tre të rinj, në pranga katër autorët e dyshuar!

22:07 : 09/04/2025
AKTUALITET

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online, rritje e shpejtë pas pandemisë

10:40 : 09/04/2025
AKTUALITET

A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike sqaron se çfarë janë pajisjet DPI

16:43 : 05/04/2025
Para

E mitura shqiptare rrëfen tmerrin: Më martuan me zor me një burrë 15 vite më të madh

TË GJITHA

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com