• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE skeptike për projektin e Portit të Durrësit, anulon grantin 28 mln euro

16:44 : 23/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Projekti i nxitur nga kompani offshore dhe i mbështetur nga qeveria shqiptare  për ndërtimin e marinës së jahteve dhe një blloku apartamentesh e hotelesh në vendin ku aktualisht ushtron aktivitetin porti më i madh tregtar i vendit e  ka çuar Bashkimin Europian drejt një vendimi ekstrem në lidhje me financimet e tij në Shqipëri, duke nisur nga porti tregtar.

Kështu, BE ka anuluar një grant prej 28 milionë euro që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit. Këtë e bën të ditur vetë zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, e cila shpreh hapur rezervat për modifikimin e projektit dhe mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare.

“Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të WBIF për investimin për projektin e mëparshëm të portit. BE-ja ka ndjekur diskutimet në Parlament rreth projektligjit për rizhvillimin e portit të Durrësit dhe është në pritje të sqarimeve nga qeveria”.

Sipas përshkrimit në vetë uebsajtin zyrtar të autoritetit portual të Durrësit, investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe do të rriste qëndrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta.

Partnerë dhe donatorë të këtij projekti që në total kapte shifrën e 62 milionë eurove ishin qeveritë e disa vendeve europiane përfshi, Gjermaninë, Francën, Italinë si dhe disa organizma të tjerë.

Anulimi i grantit nga BE duket se do të çojë edhe në tërheqjen nga ky investim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 25 milionë euro. Përtej kësaj, Zyra e BE në Tiranë thotë se projekti i marinës së jahteve është duke kaluar në supervizimin e BE-së pasi mund të bjerë ndesh me Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit.

Lexo edhe:

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

“Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare. Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve”.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i Autoritetit Portual në Durrës, Pirro Vëngu, tha gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se qeveria së shpejti do të hapë tenderin për portin e ri tregtar që do të zhvendoset në Porto Romano.

Vetë ekipi negociator pranoi se nga darka e Nusretit deri në arritjen e marrëveshjes për marinën e jahteve, investitori këmbënguli që porti tregtar të çmontohej menjëherë, por kjo u refuzua nga qeveria.

/MCN/

Etiketa: BEgrantporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
AKTUALITET

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

19:52 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Shqipërisë i duhen dekada për të arritur standardet e BE-së

18:57 : 06/11/2025
AKTUALITET

Investigimi: Narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, BE ka mbyllur sytë

12:09 : 06/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
Para

E ardhmja e “Ndrangheta’s” dhe roli i shqiptarëve

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com