• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I besuari i Çuçit ktheu Beratin në fermë kanabisi. A mori bekimin e ministrit?

12:30 : 19/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetim për të zbuluar rolin pasiv të drejtuesve të lartë policorë në Berat, pas zbulimit të një sere me kanabis në fshatin Kutalli, ku u gjetën 870 kg kanabis, si edhe rreth 100 punonjëse që pastronin lëndën narkotike.

Burime nga dy institucionet deklaruan për median se pjesë e verifikimeve hetimore janë drejtuesi i Policisë Vendore të Beratit, Edmond Targaj dhe të gjithë vartësit e tij kryesorë.

Ky hetim nisi, pasi aksioni i organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shmangu tërësisht bashkëpunimin me strukturat lokale policore në Berat.

Drejtori i lartë i uniformave blu, Neritan Nallbanit, deklaroi në një konferencë për media në 11 Tetor 2022 se “si rezultat i punës hetimore të kryer nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbështetur dhe me inteligjencë informative, rezultoi se në territorin e fshatit Rërëz, në disa sera në pronësi të shtetasit H. D., kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, të kultivuara më parë në këtë zone”.

Lexo edhe:

Sot dita më e nxehtë! Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

“Bazuar në informacionet e grumbulluara, në orët e para të mëngjesit të datës 10.11.2022, nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua megaoperacioni policor i koduar “Stuhia”, vijoi më tej Nallbati.

Duket qartë që Policia Vendore e Beratit ka qenë tërësisht jashtë loje. Është shumë e çuditshme se si zyrtarët policorë lokalë nuk kanë pasur asnjë informacion mbi këtë fermë kanabisi, ku punonin dhjetra gra, të cilat mbërrinin në fshatin buzë rrugës kryesore, nga zona të tjera të Shqipëri, përfshirë Shkodrën, Lezhë, Kamzën, e të tjerë.

Dyshimet e para janë që funksionarët policorë të Beratit mund të jenë të përfshirë aktivisht në lejimin e këtij aktiviteti gjigand të paligjshëm.

Shigjetat kryesore bien mbi drejtorin e Policisë së qytetit, Edmond Targaj.

Drejtori Targaj konsiderohet si një prej njerëzve të besuar të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ai u emërua në krye të policisë së Beratit në korrik të vitit 2021, me firmën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ard Veliu, i cili sot drejton Agjencinë e Mbikqyrjes Policore (AMP).

Targaj ishte i vetmi drejtues që nuk u prek nga rrokada e ndërmarrë nga pasuesi I Veliut në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në rreth 11 muaj që qëndroi në drejtimin e policisë, Nano ndryshoi dhe qarkulloi 11 nga 12 drejtorët vendor të uniformave blu në qarqe.

Edmond Targaj nuk lëvizi nga qarku i Beratit, i cili është edhe zona elektorale e ministrit Çuçi.

Ai vijon të mbajë këtë detyrë edhe me drejtorin e ri të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Kjo situatë forcon bindjen që Targaj është investim direkt i Çuçit dhe veprimtaria e tij është e mbështetur fuqishëm nga Ministri i Brendshëm.

Pas zbulimit të fermës së kanabisit në Kutalli, ngrihet një pyetje shumë bazike-a ka vepruar (mos-vepruar) Edmond Targaj me bekimin e shefit të tij politik, Bledi Çuçi?

Hetimet e nisura, më së paku për “shpërdorim detyre”, ndoshta mund të nxjerrin ndonjë rezultat për përfshirjen e policisë në ndihmë të narko-trafikantëve.

Megjithatë, duhet parë nëse AMP-ja e Ard Veliut, e cila është në varësi të Bledi Çuçit, do të arrijë deri tek Edmond Targaj, drejtori i besuar i ministrit të brendshëm.

Etiketa: BeratBledi ÇuçiEdmond Targajkabanis

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot dita më e nxehtë! Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

09:12 : 26/07/2025
AKTUALITET

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Berat, plagosen 3 të rinj/ EMRAT

08:16 : 25/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet beratasi “i rrezikshëm”, u dha banesën vietnameze për prostitucion

10:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 41 gradë, parashikimi i motit sot

08:00 : 16/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Berat, motori përplas biçikletën, dy të lënduar/ EMRAT

20:28 : 10/07/2025
Para

Bie “flluska” e Ballukut: Kreu i Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë u diskriminua

TË GJITHA

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

11:50 : 27/07/2025

Zjarret në qarkun e Korçës, Prefektura: 5 mushka të ngarkuara me ujë janë në terren

11:34 : 27/07/2025

Zjarri që ndezi rrezikoi banesat, arrestohet 58-vjeçari në Shijak

11:25 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com