• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi nis me debat/ Felaj ndërpret Berishën, Vokshi kërkon përjashtimin e Ramës

10:42 : 17/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ka nisur me debat dhe tension seanca e sotme plenare. I pari që e mori fjalën ishte kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili e nisi me akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama lidhur edhe me gjuhën e ashpër që përdori në seancën e shkuar në Kuvend.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ndërpreu Berishës fjalën, me gjestin që nuk u prit mirë nga kreu i selisë blu, i cili vazhdoi të fliste. Pak pas kësaj, Felaj i fiku mikrofonin Berishës.

Menjëherë pas këtij incidenti në start, fjalën e mori deputetja e Partisë Demokratike, Alban Vokshi, e cila kërkoi që të merret masë disiplinore ndaj kryeministrit Edi Rama për gjuhën e përdorur nga ai.

“Është gjuhë e papranueshme. Kam kërkuar nga gratë deputetë që të distancohen nga gjuha e tij. Kërkoj që të merret masë që të përjashtohet Edi Rama, siç u mor masa e padrejtë për dy kolegët e PD.  Të mblidhet komisioni dhe të merret masa për përjashtimin e tij”, tha Vokshi.

Debati u ndez edhe kur Kuvendi hodhi poshtë edhe një kërkesë të shtatë deputetëve të opozitës për të bërë debat gjatë seancës së sotme lidhur me mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Lexo edhe:

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Në nisje të seancës nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se në asnjë rast kur është votuar për mbarimin e mandatit të një deputeti, nuk është bërë debat në seancë.

“Kërkesa e 7 deputetëve për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk qëndron. Në rendin e ditës së seancës së sotme është miratimi i dy raporteve të dy relatorëve. Në asnjë rast sipas rregullores nuk ka pasur debat për çështje të tilla. Kërkesa për zhvillimin e debatit nuk do të pranohet”, tha Felaj.

Si kundërpërgjigje për këtë lëvizje, Albana Vokshi tha se mazhoranca po vazhdon misionin për t’i mbyllur gojën opozitës.

“Ajo që po tentoni të bëni, është që po tentoni t’i mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat”, tha Vokshi.

PËRPLASJET NË KUVEND:

Berisha: Ky procesverbal përmban gjuhën e një ordineri, e cila është e denjë vetëm atë që ka si moral dhe si psikologjinë, moralin dhe psikologjinë e xhelatëve paraardhës të tij.

(Berishës i ndërpritet fjala)

Felaj: Nëse procesverbali është zbardhur korrekt, atëherë quhet i miratuar. Nëse nuk është zbardhur korrekt…Rregullorja e Kuvendit është e qartë.

Berisha: Më dhatë fjalën…

Felaj: Po iu a dhamë por në bazë të procesverbalit.

(Berishës i fiket mikrofoni)

Albana Vokshi: Ajo që po tentoni të bëni, është që po tentoni t’i mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat.

Duam që të merret masë ndaj Edi Ramës. Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit, gjithë fëmijët po ashtu. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Është gjuhë e papranueshme. Kam kërkuar nga gratë deputetë që të distancohen nga gjuha e tij. Kërkoj që të merret masë që të përjashtohet Edi Rama, siç u mor masa e padrejtë për dy kolegët e PD.  Të mblidhet komisioni dhe të merret masa për përjashtimin e tij.

Felaj: Për sa i takon drejtimit të komisioneve parlamentare ai qëndron autonom në raport me drejtimin e seancën plenare. Për pikën që patë kërkesë, sqarimi është i plotë. Nuk ka nevojë për komente të natyrës nuk jemi objektivë. Kur iu hoq mandati Ilir Beqjas dhe në atë rast nuk pati debat.

Etiketa: albana Vokshidebat ne Kuvendermonela felajNis seanca plenareSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
Para

Rama mbërrin në Beograd, konferencë me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom