Policia ka arrestuar këtë të premte një 71-vjeçar banues në fshatin Memëlisht, Pogradec.
Blutë bëjnë me dije se ky shtetas ka dhunuar vajzën e tij e cila mori mjekim në spitalin e Pogradecit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 71 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, e cila pasi mori mjekim në spitalin e Pogradecit, u largua në banesë”, njofton policia.













