Mbretëresha 64-vjeçare e pop-it, Madonna ka shokuar rrjetin pasi shpërndau një video ku lëpinte ujë nga një tas ushqimi për qentë dhe pozonte me objekte të ndryshme.
“Po bëhet gjithnjë e më e turpshme. Nuk është e lehtë të jesh më fansi yt. Ti ishe një ikonë mjerisht tani pa stil”; “Asnjë nga këto nuk është provokuese ose “ndryshe”; “Keni humbur kontaktin…Gjëja e fundit që dikush prej nesh do të priste nga Madonna…”– ishin vetëm disa nga komentet e ndjekësve të neveritur nga veprimet e saj.