• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

‘Corriere’: Italia kërkon ujë nga Shqipëria, projekti në tryezën e Ramës

22:12 : 08/11/2022
në Lajmet e Dites

Gazeta italiane ‘Corriere della Sera’ ka publikuar pjesë të një projekti për transportin e ujit të pijshëm nga Shqipëria në Itali. Në shkrim jepen detaje se projekti nuk është vetëm një ide, por ka shifra dhe përllogaritje të investimit. Për këtë projekt nuk ka pasur asnjë koment deri tani nga autoritetet shqiptare.

Bëhet fjalë për një tubacion nënujor që do të nisë në Gjirokastër dhe do të përfundojë në Galugnano në Salento. 85 kilometra do të jenë nën ujë ndërsa 120 km nën tokë. Uji do të përdoret për të furnizuar zonat e Basilicata dhe Campania që deri tani kanë pasur nevojë për marrjen e tij nga rajonet fqinje.

Në shkrim thuhet se fillimisht kjo ide është hedhur poshtë duke marrë parasysh studimet e fizibilitetit të bëra kohë më parë. Ajo është rimarrë tashmë nga Presidenti i Confindustria Puglia që përfaqëson edhe kompanitë italiane që prodhojnë në vendin tonë, Sergio Fontana. Në asamblenë e territorit të Barit ai apeloi për rikthimin e vëmendjes tek ky projekt.

‘Këtu, në Pulia, ne kemi aftësitë për të qenë një pikë referimi kombëtare për politikën e ujit. Kemi ‘Ujësjellësin Puliez’, më të madhin në Evropë. Kemi edhe stacionin e parë kontraktues në Pulia. Të bashkuar nga deti Adriatik kemi përballë Shqipërinë. Një vend shumë të pasur me ujë.

Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë këtij projekti të madh dhe ambicioz. Të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë’ – tha ai.

Numrat e projektit

Lexo edhe:

U kap me disa doza kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

Për të ndërtuar infrastrukturën do të duheshin të paktën 4 vjet punë dhe 1 miliard euro. Këto mund të financohen nga Bei, Bers, shteti italian, Rajoni dhe mjetet e veta të Ujësjellësit të Pulias. Qëllimi është të transportohen 150 milionë metra kub ujë në vit në Pulia me një tubacion nënujor që do të arrinte 850 metra nën nivelin e detit në pikat më të thella. Javët e fundit presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i shkroi kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shprehur interesin për këtë projekt.

‘Interesat e Pulias dhe Italisë janë të larta në këtë projekt. Kjo duke pasur parasysh thatësirën që ka karakterizuar vitet e fundit. Por edhe Shqipëria do të kishte përfitime duke qenë se do të hapeshin 8000 vende të reja pune direkte dhe indirekte’ – e mbyll shkrimin e saj ‘Corriere della Sera’.

Edhe Korfuzi kërkon ujin e Syrit të ‘kaltër’

Jo më larg se në qershor të këtij viti edhe mediat greke publikuan idenë e marrjes së ujit të pijshëm nga Shqipëria. Ishte kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris që ngriti çështjen. Sipas tij kjo zgjidhte mungesën e ujit në dekadat e ardhshme në këtë ishull. ERT NEWS shkroi se po përgatitej një marrëveshje midis vendit fqinj dhe qeverisë shqiptare. Edhe në këtë rast uji i kulluar do transferohej me një tubacion nënujor.

Pas publikimit të lajmit ai u mohua nga autoritetet shqiptare. Ato thanë se nuk ka asnjë interes apo marrëveshje për këtë çështje. Për herë të parë lajmet për furnizimin e Korfuzit me ujin e kulluar të ‘Syrit të kaltër’ dolën në vitin 2001. Kanë qenë disa propozime greke ndër vite për këtë çështje, por asnjëherë pala shqiptare nuk ka dhënë dritën jeshile për një marrëveshje të tillë.

 

Etiketa: Edi RamaItalikorfuzprojektsyri i kalteruji i pijshem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me disa doza kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

20:33 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

16:55 : 12/07/2025
AKTUALITET

Policët në rresht dhe fadromat në punë, vijon aksioni i shembjeve në Theth

12:05 : 12/07/2025
AKTUALITET

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

I arratisur nga burgu në Itali, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

10:51 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

09:16 : 12/07/2025
Para

Spaho: Bardhi s’ishte pengesë për primaret, Alibeaj po punon me Ramën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com