• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

REL: Shqipëria dhe Italia kërkojnë rritje të bashkëpunimit kundër krimit

17:48 : 08/11/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Krimi shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij në disa shtete ku më herët nuk ka qenë prezent e gjithashtu grupet kriminale shqiptare janë bërë më të egra.

Kështu konstatoi drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja, por edhe sinjalet që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë, për të dy palët do të thotë se kërkohet një tjetër nivel bashkëpunimi për të goditur këto aktivitete të paligjshme.

Në simpoziumin e organizuar në Tiranë për 30-vjetorin e krijimit të Drejtorisë Kombëtare Kundër Mafias në Itali, u theksua rëndësia e një bashkëveprimi më të fortë.

“Gjithmonë e më shumë, krimi i organizuar me përfaqësues shqiptarë po e rrit aktivitetin e tij. Elementë të aktivitetit kriminal shqiptar, po shtrijnë aktivitetin e tyre duke filluar që nga vendet e origjinës së Amerikës së Jugut, ku fillon transporti i drogave të forta. Vazhdojnë aktivitetin e tyre në vendet transit ku kalon droga. Kanë aktivitetin e tyre në vendet ku konsumohet droga, në vendet e Bashkimit Evropian. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit”, tha kreu i SPAK-ut, Arben Kraja.Kraja tha se ka 18 ekipe të përbashkëta hetimi mes Shqipërisë dhe Italinë dhe vetëm në dy operacione të kryera njëkohësisht në dy shtetet, janë arrestuar mbi 120 persona dhe konfiskuar mbi shtatë ton drogë.

Ndërkaq kreu i Prokurorisë së Romës, Francesco Lo Voi, tha se ky bashkëpunim i grupeve mafioze mes dy vendeve nuk ka vetëm vrasje e trafik droge, por dhe dëme të mëdha në shoqëri, në ekonomi, pasi dëmton tregun dhe konkurrencën e lirë dhe prodhon korrupsion.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Veç bashkëpunimit me strukturat ligjzbatuese, ai kërkoi edhe përfshirjen e qytetarëve në aksionin kundër grupeve mafioze.

Kreu i Prokurorisë së Barit, Roberto Rossi, tha se paratë e përfituara nga këto aktivitete të paligjshme po pastrohen në Shqipëri përmes ndërtimit apo sektorëve të tjerë.

“Jo vetëm që riinvestohen para të jashtëligjshme, por duke i investuar në këta sektorë prodhohet edhe një formë të re gjetjeje parash, në dukje ligjore. Aktiviteti formalisht është i ligjshëm në dukje edhe pse lind dhe bazohet në para të paligjshme”, tha ai.

Ndërkaq, për prokurorin e anti-mafias italiane Giovanni Melillo, Shqipëria dhe Italia duhet t’i bëjnë ballë transformimeve të krimit të organizuar duke goditur me ashpërsinë e ligjit këto grupe, por edhe korrupsionin dhe pasuritë e paligjshme.

Në kohën që zhvillohej ky simpozium në godinën e SPAK pati një telefonatë anonime që njoftoi për vendosjen e një bombe në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.Alarmi rezultoi fals dhe policia është ende në kërkim të personit që telefonoi./rel

Etiketa: bashkepunimItalikrimeShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shqiptari terrorizon me armë një lokal në Napoli, arrestohet nga karabinierët

12:25 : 03/06/2026
AKTUALITET

Itali – “Skifteri” shqiptar kapet në arrati, ishte dënuar për vjedhje në seri

11:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
Para

Një në katër evropianë kanë vështirësi financiare, të frikësuar nga e ardhmja

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom