Saimir Tahiri ka hedhur akuza sot tek selia e Kuvendit.
‘Të gjithë e patë estradën që ishte kjo. Kjo rrugë është e gjatë por unë nuk do të dorëzohem.
Ajo që patë sot ishte në kufinjtë e skandalozes. Edhe për të qeshur dhe për të qarë. Kjo që ndodhi sot e dje nuk ka ndodhur as në komunizëm, as në fashizëm. Të thotë shko në burg dhe pastaj na provo se je i pafajshëm.
Pse nuk morët masa 4 vite të dënonit Lulzim Bashës apo Berishën?
Nuk kam ardhur këtu as sesi basha ia ka hedhur Drejtësinë, as sesi Berisha, as i i biri që tani bëjnë filma në Hollivud për të, as sesi Ilir Meta dhe Monika ia kanë hedhur drejtësinë, as sesi Fatmir Mediu që bëjnë sot moral.
Sot prokuroria ka paraqitur prova të reja, a e rëndojnë pozicionin tuaj?
Unë i sfidoj të vijnë dhe të përballen me mua në qoftë se është për thashethemet e dy kriminelëve unë preferoj të përballohem me thashethemet e Lulit, Saliut, Ilir fakirit… e kam më lehtë.