• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Absurdi/ Me çarter kanë fluturuar ‘Non-Grata”, ‘spiuni” dhe gazetarët kazan

13:00 : 30/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Po të ndjekësh me vëmendje reagimet e Edi Ramës pas shpërthimit të skandalit të hakerave nga Irani që i zbuluan kryeministrit plot 137 udhëtime me avion personal me kosto të lartë, të duket sikur Charterit me emrin tingëllues “Ismaili” ia kanë hypur njëri pas tjetrit “hiena non grata”, “ish presidenti spiun”, gazatarët e kazanit dhe prokurorët e e Tiranës. Duke dhënë prërgjigje pas zbulimit të listës të rjedhur nga sistemi TIMES, në vend që të jepte fatura dhe shpjegime zë për zë për udhëtimet që ka kryer, kryeministri që do pushtetin e politikanit por ëndërron jetën e milionerit u mor me sulme personale për kundërshtarët, kritikët apo drejtësinë.

Nga një sallë në Bulqizë ku dhjetra militantë trushpëlarë duartrokisinin çdo gjë që ai nxirrte nga goja Rama tha:  “Që ta dijë hiena që është non grata, se hiena kur bëhet non grata është llahtar fare, apo hienë spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena”, tha Rama.

Duke e çuar në absurd logjikën e tij ai akuzoi njerëz që i shmangeshin tatimeve dhe nuk paguanin taksat madje iu turr dhe prokurorisë së Tiranës që nuk hetonte këta evazorë që guxonin e mereshin me fluturimet e tij

“S’kanë faj sepse janë në Prokurori për evazion me miliona dhe prokuroria nuk i prek me dorë. Prokuroria nuk i prek me dorë dhe i tregojnë njerëzve lajmet në televizor. Ndërkohë që duhet të shkojnë në Prokurori dhe të përgjigjen për miliona që ja u kanë marrë shqiptarëve sepse nuk i kanë paguar taksat që duhet të paguanin. Dhe ne kemi bërë punën tonë, shteti ka bërë punën e vetë, i ka çuar në Prokurori, Prokuroria nuk i prek. Siç Prokuroria nuk prek të gjithë këta të mëdhenjtë, qofshin këta të ekraneve, qofshin të tjerë që s’kanë ekran por që e kanë babëzinë të madhe. I çon atje shteti, tatimet, doganat, dhe atje thjesht rritet pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë, që të jemi të saktë, të rrethit Tiranë. Se SPAK-u është tjetër gjë. Prokuroria e Rrethit Tiranë është një zullum i madh i një sistemi që akoma nuk është reformuar si duhet”, deklaroi Edi Rama para bulqizakëve të shushatur. Edhe një ditë më pas ai vazhdoi të njëjtin avaz duke shigjetuar në Twitter rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve. “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!-shkroi ai.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Natyrisht kush ka dy pare mend e kupton se ky lloj trillimi nuk kapërdihet kollaj. Askush nuk mund ta hajë se një udhëtim me avion personal kushton 600 mijë lekë të vjetra, kushdo që vë trurin në punë di të llogarisë se një e treta e udhëtimeve janë bërë me çartera të tjerë përpara se Air Albania të themelohej, askush nuk e e beson se ne paskemi një kryeministër super star që shërbeka si maskot i kampanisë ajrore dhe fluturon me avion taksi për ti bërë promocion asaj.

Por edhe ata që nuk duan ta vrasin mendjen për këto dilema të komplikuara e kuptojnë absurditetnin e shefit të qeverisë. Ata thjeshtë pyesin: ore kush i zbluboi 137 udhëtimet me çarter hakerat nga Irani, apo sali non grata, Metë spiuni, opozita e rublave, hienat, gjobaxhinjtë e ekraneve apo prokurorët e korruptuar. Po të ndenjurat në avion taksi kush i ka vënë, këta të fundit apo ai që hakërrehet sa në Bulqizë, sa në Tëitter? Boll që secili të ngrejë këto dy pyetje dhe sqarohet. Të vetimit që nuk sqarohen janë mediat që pahuhen për të shpërndarë gënjeshtrën e i kishin mbushur titujt me “non grata”, “hiena”, rublaxhinj dhe gjobaxhinj./Lapsi.al

 

Etiketa: charter personalEdi Ramafluturime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
BOTA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
Para

Berisha publikon të dhënat e raportit për shtetin ligjor: Shqipëria pas Vietnamit

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com