• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pentagoni: Kina mbetet kërcënimi kryesor strategjik për Amerikën

08:34 : 28/10/2022
në BOTA

Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Rusia mbetet një kërcënim “akut” me luftën e saj brutale në Ukrainë, thuhet në dokumentin e publikuar së fundmi nga Pentagoni mbi Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare.

“Republika Popullore e Kinës është konkurrenti i vetëm në botë me qëllimin për të ndryshuar rendin ndërkombëtar dhe, gjithnjë e më shumë, me fuqinë për ta bërë këtë”, u tha gazetarëve të enjten në Pentagon Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur me gazetarët për strategjinë e re të mbrojtjes në kushte anonimiteti, tha se Kina vazhdon të fitojë më shumë “aftësi për të sfiduar në mënyrë sistematike Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat, atë ushtarake, ekonomike, teknologjike dhe diplomatike”.

“Sfida e Kinës”, sipas Sekretarit Austin, ka çuar në rritjen e aftësive mbrojtëse në të gjitha fushat ushtarake, veçanërisht hapësirën dhe hapësirën kibernetike, për t’i bërë të qartë çdo kundërshtari të mundshëm se “kostoja e agresionit kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve dhe partnerëve tanë, është shumë më e madhe se çfarëdo përfitimi të imagjinueshëm që do të mund të sillte një sulm”.

Raporti i strategjisë vjenë në një kohë kur Kina dhe Rusia kanë përshkallëzuar agresionin kundër fqinjëve të tyre. Kina kërcënon në mënyrë të përsëritur se do të marrë nën kontroll Tajvanin, madje me forcë nëse është e nevojshme, dhe Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt dhe vazhdon të sulmojë qytete të shumta të Ukrainës me raketa dhe dronë të prodhuar nga Irani.

Lexo edhe:

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

Një tjetër zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur gjithashtu me gazetarët në kushte anonimiteti të enjten, tha se armët bërthamore do të vazhdojnë të jenë “gurthemeli” i aftësisë frenuese ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Sipas zyrtarit, strategjia e re e mbrojtjes pasqyron faktin se Shtetet e Bashkuara tani po përballen me dy konkurrentë të mëdhenj të armatosur me armë bërthamore, Rusinë dhe Kinën.

“Aftësitë e tjera jo-bërthamore kanë potencial të përmirësohen, por nuk mund të zëvendësojnë aftësinë frenuese të armëve bërthamore në disa rrethana”, tha zyrtari.

Kërcënimet e tjera të mëdha

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës paraqet “një kërcënim të menjëhershëm dhe të mprehtë”, tha zoti Austin, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të rrisin praninë e saj ushtarake në Evropë nga rreth 80,000 trupa në më shumë se 100,000.

Krahasuar me Kinën, Sekretari Austin u tha gazetarëve se “Rusia nuk mund të sfidojë në mënyrë sistematike Shtetet e Bashkuara në aspektin afatgjatë.”

Zyrtari i lartë shtoi se “Rusia është absolutisht e frenuar nga ndërmarrja e një sulmi ndaj NATO-s”, pasi Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Por zyrtari ngriti shqetësimin se dështimet e Rusisë në fushën e betejës në Ukrainë mund të bëjnë që ajo të mbështetet më shumë në arsenalin e saj bërthamor në të ardhmen.

Kërcënime të tjera të përmendura në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes për vitin 2022 përfshijnë Korenë e Veriut, Iranin dhe ekstremistët e dhunshëm globalë.

Irani mbetet një faktor destabilizues në Lindjen e Mesme dhe financuesi më i madh shtetëror i terrorizmit, ndërkohë që vazhdon të zhvillojë aftësi bërthamore që do t’i mundësonin Teheranit të prodhonte një armë bërthamore.

Megjithatë, sipas raportit, “Irani nuk posedon sot një armë bërthamore” dhe Shtetet e Bashkuara “aktualisht besojnë se nuk po përpiqet ta prodhojë një armë të tillë”.

Koreja e Veriut gjithashtu vazhdon të rrisë aftësitë e saj bërthamore dhe raketore për të kërcënuar forcat amerikane dhe aleatët amerikanë në rajon.

Strategjia e vitit 2022 është kryesisht një vazhdimësi e asaj të publikuar në vitin 2018 nën Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis, e cila bëri një zhvendosje thelbësore nga theksi tek operacionet kryesisht kundër ekstremistëve në një luftë të mundshme me një konkurrent të afërt për nga aftësitë ushtarake.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund luftës 20-vjeçare në Afganistan. Shtetet e Bashkuara ende kanë një numër të vogël trupash në Somali, Irak dhe Siri, por kryesisht janë tërhequr nga operacionet e mëdha kundër terrorizmit.

Strategjia e re kërkon më shumë përparime në teknologji nga armët hipersonike deri tek inteligjenca artificiale. Sekretari Austin shtoi se buxheti i vitit 2023 përfshin më shumë se 130 miliardë dollarë për fushën e kërkimit dhe zhvillimit të armëve, buxheti më i madh i tillë kërkimor në historinë e Departamentit të Mbrojtjes.

/VOA/

Etiketa: kinePentagonSHBA

Lajme të lidhura

RAJONI

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

16:52 : 24/07/2026
AKTUALITET

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

14:43 : 24/07/2026
RAJONI

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

19:38 : 23/07/2026
AKTUALITET

20 vite më parë vrau gruan, ICE ndalon shqiptarin në SHBA sapo del nga burgu: Do ta dëbojmë

16:22 : 23/07/2026
BOTA

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

17:19 : 22/07/2026
BOTA

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

15:02 : 22/07/2026
Para

26 artistët që garojnë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision/ EMRAT

TË GJITHA

Një zjarr i madh përfshin fshatin Pilur në Himarë

17:37 : 24/07/2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

17:24 : 24/07/2026

Dështojnë negociatat me RENEA-n, vetëvritet brenda makinës Nertil Buzi

16:59 : 24/07/2026

Prej 3 ditësh, zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë vijon të jetë jashtë kontrollit

16:55 : 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

16:52 : 24/07/2026
Foto ilustruese

“Monologu i Flamingove”/ Rama sherr me Braçen. Deputeti: Emëron anonimë. Kreu i PS: “Mbylle gojën, dil jashtë”

16:43 : 24/07/2026

Astrologia: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës! Hënë e plotë shumë dinamike dhe transformuese

16:35 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom