• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama “harron” katet pa leje të Salillarit. Konfiskohen 8 pallate (Lista e plotë)

13:01 : 21/10/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Nga Boldnews.al

Këshilli i Rregullimit të Territorit ka miratuar konfiskimin e sipërfaqeve pa leje në 8 ndërtime të larta shumë pranë qendrës së Tiranës.

Por, mungesa më spektakolare në këtë listë konfiskimi është pallati me rreth 1200 metra katrorë pa leje që po ndërtohet nga kompania “Salillari” në zonën e Farkës në Tiranë.

Në 19 Tetor, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), një strukturë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka pasur në rend të ditës miratimin e vendimit të konfiskimit mbi objektet me kate pa leje, në bazë të një Vendimi të diskutueshëm të Këshillit të Ministrave, miratuar në Korrik të këtij viti.

Lexo edhe:

Qeveria mashtroi! Grup-kapitujt 4 dhe 5 me BE-në mbeten ende të pahapur

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

Listën e pallateve me sipërfaqe pa leje, të konfiskuara nga KRRT, e kryeson kompania “Xheluks”, e biznesmenit Julian (Lul) Morina, me tre objekte.

Bashkë me të janë edhe vëllezërit nga India Sandesara, të cilët akuzohen nga autoritetet e vendit të tyre për një skemë mashtrimi me vlerë qindra milionë dollarë.

Armand Lilo i “Ideal Construction” i është bindur menjëherë qeverisë, duke i dhuruar me kontratë simbolike 1 euro të gjithë sipërfaqen e ndërtuar pa leje në kullën gjigande “Syri i Tiranës”, në qendër të kryeqytetit.

Lista vijon me disa personazhe, të cilët janë thuajse të panjohur në aspektin publik, por që rezultojnë ndërtues të godinave shumë-katëshe shumë pranë qendrës së Tiranë.

Më poshtë është lista e plota e pallateve të konfiskuara:

1.Transferim në favor të shtetit me kontratë premtim shitje me vlerë 1 euro, të sipërfaqes së ndërtimit në objektin: “Godinë polifunksionale “Eyes of Tirana” 6, 8, 9, 13, 18 dhe 24 kat, me 4 kat nëntokë, faza e I-rë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ideal Construction” sh.p.k.

Kompania ndërtuese është në pronësi të Armand Lilo.

  1. Konfiskim për interes publik të objektit: “Hotel 5 dhe 6 kat, me 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Qamil Guranjaku”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “RT MAX” sh.p.k.

Kompania “RT Max” është në pronësi të Thanas dhe Robert Biqikut, sipas dokumentave të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

  1. Konfiskim për interes publik të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 kat, me 2 dhe 3 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Hiqmet Buzi”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k.

Kompania “Xheluks” është në pronësi të Julian (Lul) Morina. Ndërsa “Devis Construction” është në pronësi të Fetije Kripa (80 përqind) dhe Aleksandër Kadria (20 përqind).

  1. Konfiskimin për interes publik të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 6 kat, me 2 dhe 4 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Hiqmet Buzi”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Laxmi Real Estate & Investment” sh.p.k.

Në këtë rast, kompania “Xheluks” e Lul Morinës ka bashkëpunuar me shoqërinë “Laxmi”, e cila është në pronësi të Nitin dhe Chetankumar Sandesara.

  1. Konfiskim për interes publik të objektit: “Objet 7 kate, me 2 kate nëntokë”, të ndërtuar pa leje për qëllim fitimi, brenda sheshit të ndërtimit të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 kat, me 2 dhe 3 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Hiqmet Buzi”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k.

Kjo është një tjetër godinë, e ndërtuar nga biznesmenët Lul Morina dhe Fetije Kripa e Aleksandër Kadria.

  1. Konfiskim për interes publik të objektit: “Kompleks me godina banimi dhe shërbime 4, 5, 6 dhe 7 kat, me 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Elbasanit, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “City Construction INC” sh.p.k.

Kompania bashkëpunuese e Morinës në këtë rast është “City Construction”, në pronësi të Elton Çaushaj.

  1. Konfiskimin për interes publik të sipërfaqes së ndërtuar pa leje për qëllim fitimi, në objektin: “Godinë banimi dhe shërbime 5, 7 dhe 9 kate, me 2 parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kont Urani”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Fabri D” sh.p.k.

Kompania ndërtuese “Fabri D” rezulton të jetë në pronësi të Alban Bitraj, i cili e ka blerë kompaninë në janar 2022 nga Fabjol Dushku

  1. Konfiskim për interes publik të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 4 dhe 5 – 9 kate, me 2 parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Myslym Shyri”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Arb & Trans – 2010” sh.p.k.

Kompania “Arb-Trans” është në pronësi të familjes së Arben Malokut, administrator i njësisë bashkiake Zall Herr në Tiranë.

Etiketa: armand liloEdi RamaJulian (Lul) Morinakate pa lejekonfiskimpallatepellumb salillari“Ideal Construction”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria mashtroi! Grup-kapitujt 4 dhe 5 me BE-në mbeten ende të pahapur

18:47 : 04/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
AKTUALITET

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për “raportin negativ” të zgjedhjeve të 11 majit

16:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

Rama injoron kritikat ndërkombëtare për Kodin e ri Penal: Të alarmuarit të shmangin diellin

15:22 : 04/08/2025
AKTUALITET

“Erion Veliajn e kanë keqtrajtuar”, Berisha tregon prapaskenat: Ja kush e vizitoi në burg bashkë me Ulsi Manjën

10:54 : 04/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
Para

Hapja e Dosjeve/ "Hakmarrje e Ramës me gjueti shtrigash", Berisha: Ligj anti-Meta!

TË GJITHA

Putin zhvendos 4 bombardues bërthamorë afër Europës, lëvizja shihet si përgjigje ndaj Trump

19:35 : 04/08/2025

Vrasësi rumun i Renato Hoxhajt u prezantua si kapiten anijesh, u arratis pas 6 orësh drejt Greqisë

19:35 : 04/08/2025

Zyrtare/ Partizani rikthen në ekip Victor Da Silvan, golashënuesin brazilian të vitit të titullit

19:23 : 04/08/2025

Detyrimet e pashlyera, FSHF i bllokon merkaton Tiranës dhe Skënderbeut

19:14 : 04/08/2025

Incidenti në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në Madrid, pas përplasjes me një zog

18:57 : 04/08/2025

Qeveria mashtroi! Grup-kapitujt 4 dhe 5 me BE-në mbeten ende të pahapur

18:47 : 04/08/2025

Aktorja amerikane mbetet “single”, mesazhe pa fund nga lojtarët e United dhe Liverpool që e “gjuajnë”

18:46 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com