• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Propozimi/”UM t’i bashkohet UT”, Rama do shkrirjen dhe profilizimin e universiteteve

10:23 : 18/10/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në takimin që është duke zhvilluar me rektorët e Universiteteve publike dhe Jopublike, kryeministri Edi Rama ka ardhur me një propozim të ri në kuadër të sinergjisë dhe rrjetëzimit me arsimin universitar të Bashkimit Europian.

Rama ka propozuar shkrirjen e universiteteve të caktuar publike në një të vetme, në mënyrë që të plotësojnë njëra-tjetrën dhe të ndihmojnë në rankimin e tyre në rang ndërkombëtar.

Dhe një shkrirje që sipas Ramës është i realizueshëm dhe do të ishte efikas, është ai midis Universitetit të Mjekësisë dhe Universitetit të Tiranës. Edhe pse e pranoi se propozimi i tij do të prodhojë polemika, Rama theksoi se shtetit i takon që nga sot të ndërhyjë në këtë drejtim.

“Dua ta ndajmë bashkarisht këtë problem kaq serioz. Flasim për një sinergji evropiane. S’mund ta lemë këtë gjë për kur të hyjmë në BE, sepse është një gjeneratë tjetër pa mbështetjen e BE. Fjala vjen, një tjetër element për të rritur rankimin është pasja e një numri të caktuar universitetesh nën një ombrellë. Një shembull, shpresoj të mos kthehet në arsye për polemikë. UT mund të rritet me shpejtësi në rankimin e vet nëse ka brenda Mjekësinë. Këto janë dy Universitete të ndara dhe po prek Mjekësinë, që është krenaria e sistemit tonë akademik. Nuk mundemi dot ne që një vend kaq i vogël dhe me një potencial kaq të madh, të jemi me pikëpamje kaq gjeneraliste. Edhe për shkak të eksperiencës. Ajo që ndodh është që ne po humbasim kohë dhe vite duke pritur një gjë që nuk do të vijë kurrë”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri kritikoi më tej Universitetet duke thënë se fakti që Shqipëria gjendet para një papunësie rinore lidhet ngushtë me iluzionin e rremë që i kanë dhënë atyre se me diplomë do të jenë më shumë të predispozuar për t’u punësuar.

Lexo edhe:

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

“Rama i nxiti që të ndërtonin”/ Aksioni në Theth, Bushati: Tymnajë për të larguar vëmendjen nga problemet

“Ndaj gjëja që na ndodh se gjendemi para një papunësie rinore, që sot është shumë më e ulët, por është papunësi e investuar sepse i ke dhënë një iluzion. I ke dhënë një diplomë, por për çfarë? Universitetet nuk mund të jenë skuadra futbolli”, shtoi kreu i qeverisë.

Në këtë mënyrë rrjedha e logjikës sipas Ramës të çon në faktin se shumë shpejt universitetet në rrethe do të bëhen filiale të Universitetit të Tiranës, pasi një student nga Tirana s’ka arsye pse të shkojë në një provincë të Shqipërisë.

“Të bëjnë një reflektim, janë të destinuar t’i bashkohen Tiranës dhe të jenë filiale të UT, nuk ka rrugë tjetër, ose janë të destinuara që të ndryshojnë komplet strategjinë. Për çfarë do të shkojë në provincë të Shqipërisë një student nga Tirana? Vetëm nëse atje merr diçka që nuk e merr dot në një vend tjetër”, theksoi Rama.

Rama vijoi më tej me kritika, duke thënë se të huajt e kanë pyetur sesi ka mundësi që një universitet si në Shqipëri i ka të gjitha degët dhe i bën të gjitha detyrat.

“Pa i hequr asgjë askujt, të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojnë më shumë, duke u bërë shumë më tepër tërheqës. Gjëja që kemi parë dhe dëgjuar, për ta nxitur ndërkombëtarizimin, është se në 90% të rasteve jemi përballur me pyetjen, se përse ky universitet bën gjithë këto gjëra? Do ishte më mirë në 2, 3 drejtime. Kështu siç është ky sistem nuk na çon larg, na bën dhe më pak tërheqës, degë dhe dyer të caktuara të cilat detyrohen të ulen komplet pritshmëritë e atyre që marrin, duke thënë jo, një pjesë do e marr dhe me 5 se më duhet, ose me duhet t’i marr patjetër, si qenka kjo?”, shtoi Rama.

Etiketa: Edi RamaUniversiteti i MjekesiseUniversiteti i Tiranes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

08:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Rama i nxiti që të ndërtonin”/ Aksioni në Theth, Bushati: Tymnajë për të larguar vëmendjen nga problemet

22:04 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Po merr formë ‘diktatura Rama'”/ Hoxha: Do shohim shumë dhunë dhe pak demokraci

19:12 : 14/07/2025
AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat rreshtohet pro qeverisë: Nuk mbështesim ndërtimet kaotike

18:23 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025
Para

Po arratiseshin pas sherrit të rëndë në Itali, shqiptarët përplasin 2 gra/ Detajet

TË GJITHA

Fier/ Zjarr në një banesë në lagjen “Çeligrad”

10:41 : 15/07/2025

Rrahu gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet 41-vjeçari nga Tropoja

10:41 : 15/07/2025

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

10:40 : 15/07/2025

4 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit

10:25 : 15/07/2025

Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e Qarkut të Elbasanit

10:23 : 15/07/2025
Woman drinks clean water. World Water Day. Health care concept. Diet and detox, increase metabolism. Hand holds drinking glass of water.

Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore?

10:22 : 15/07/2025

Konkursi fiktiv/ Pas çdo “porosie” të plotësuar për Ramën, Proda sistemon një shok drejtor

10:19 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com