• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga rritja e gjobave te akciza, bizneset kërkojnë mosmiratimin e paketës fiskale

08:50 : 18/10/2022
në AKTUALITET

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe sipërmarrës të sektorëve prodhuese do të kërkojnë njëzëri mosmiratimin e disa prej taksave të reja të propozuara nga Ministria e Financave me paketën fiskale.

Shoqatat e bizneset dhe sipërmarrësit prej disa ditësh kanë shprehur shqetësimet për paketën fiskale 2023, pasi ndryshimet sipas tyre rrisin kostot prodhuese, deri në rriskimin e falimentimit.

Ndër shqetësimet e sipërmarrësve janë ndryshimet që bëhen në projektligjin “Për procedurat tatimore” ku gjoba për moslëshimin e faturave te biznesi i madh dhjetëfishohet në rastet e moslëshimit të faturave për furnizim, pagesë apo pranim të mallrave dhe shërbimeve. Masa e gjobës për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ ishte 150,000 lekë propozohet 1,5 mln lekë.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohon se 10-fishimi i gjobës është antikushtetues, “sepse penalitetet duhet te jenë proporcionale me masën e dëmit, ndërsa në draft p.sh propozohet që nëse një mall me vlerë 10,000 lekë qarkullon pa faturë do të vendosim gjobë 750,000 lekë”. Sipas tij kjo masë favorizon më tepër korrupsion në nivel inspektori dhe në terren.

Ndryshimet në projektligjin e akcizës unifikojnë nivelin e tarifës për prodhuesit e vegjël me prodhuesit e mëdhenj të birrës dhe të pijeve të forta alkoolike.

Lexo edhe:

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta në Kosovë

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

Akciza e birrës në paketën fiskale 2023 unifikohet në masën 710 lekë/HL, si për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl. Me ligjin aktual akciza e birrës është e ndarë në dy fasha. Për prodhuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL. Ndërsa akciza për prodhues vendas e të huaj me sasi më të madhe se 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.

Për Kryetarin e Shoqatës së Prodhuesve të Birrës Vendase Stefan Pinguli propozim jo vetëm do të rrisë importet e birrës, por rrezikon falimentimin e 90% të prodhuesve vendas. Në argumentet e shoqatës për mosmiratimin e këtij ndryshimi theksohet edhe humbja e 1 mijë vendeve të punës.

Me paketën e re unifikohet edhe akciza e pijeve të forta alkoolike me nivel tarife 84,500 lekë për HL alkool.

Akciza për pije alkoolike nga prodhues vendas e të huaj, të përfituara nga distilimi i verës së rrushit apo të përbërësve të rrushit, për pije alkoolike, si: whisky, rum dhe të tjera pije të përfituara nga distilimi i produkteve të fermentuara nga kallami i sheqerit, si xhin dhe xheneva, vodka, likere tonike dhe uzo është e ndarë në dy fashë.

Për prodhuesit vendas dhe të huaj deri në 20,000 hl/vit akciza është 65,000 lekë për Hl. Për fashën prodhuese mbi 20,000 hl/vit akciza është 84,500 lekë për Hl.

Prodhues vendas pohuan për “Monitor” se miratimi i kësaj mase fiskale do të favorizonte shitjen e pijeve të importit, çka do të ndikonte në shkatërrimin e industrisë vendase deri në praninë e risqeve për faliment të prodhuesve vendas./ MONITOR

Etiketa: aksizaalkoolbiznesetpaketa fiskalerritja e gjobave

Lajme të lidhura

RAJONI

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta në Kosovë

19:28 : 28/05/2025
AKTUALITET

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

14:53 : 24/05/2025
AKTUALITET

Bizneset “braktisin” ndërtimin e kullave? Rishpallet për herë të tretë thirrja për “LIFT Tower”

08:49 : 01/05/2025
AKTUALITET

Tarifat e SHBA, rriten pasiguritë e eksportuesve shqiptar

08:32 : 26/04/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet kontraktojnë ekonominë, rënie e fortë e importeve të makineri-pajisjeve

13:51 : 17/04/2025
AKTUALITET

Mospërditësimet në kategorizimin e bizneseve për taksat vendore, ekspertët kërkojnë unifikim ligjor

08:25 : 16/04/2025
Para

Pamje të rënda/ Avioni i Putin del jashtë kontrollit, përplaset me pallatin (VIDEO)

TË GJITHA

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com