• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Viti i ri akademik në Shqipëri nis me degë të mbyllura, mungesë stafi dhe protesta

10:58 : 17/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE

Viti i ri akademik 2022-2023 në Shqipëri ka nisur me problematika të ndryshme. Universitet e Elbasanit, Gjirokastrës e Vlorës kanë nisur vitin e ri akademik me një numër më të ulët studentësh si dhe shumë degë të mbyllura. Ndërkohë, raportohet se në Universitetin e Vlorës nuk ka vetëm mungesë studentësh por edhe pedagogësh, në disa degë.

Viti i ri Akademik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka nisur me 20 degë të mbyllura. Universiteti i Elbasanit ka 2573 kuota, ndërkohë janë regjistruar 1435.

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë do e nisë këtë vit akademik me mungesa të theksuara të studentëve. Kjo pasi me dy fazat e para të regjistrimit të studentëve janë vetëm mbushur rreth 55% të kuotave. Edhe pse ka disa ditë kohë që të mbyllet faza e tretë e regjistrimit, ky vit ka shënuar mesataren më të ulët të studentëve të regjistruar më parë.

Për shkak të mungesës së studentëve disa degë rrezikojnë që të mbyllen.

Lexo edhe:

Shiste kokainë në zonën turistike të Livadhit në Himarë, i riu nga Elbasani kapet me 185 doza

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Por, në Universitetin e Vlorës nuk ka vetëm mungesë studentësh por edhe pedagogësh, në disa degë.

Në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, për herë të parë në auditorët e tij do të ulen 350 studentë, shifër kjo e njëjtë krahasuar me një vit më parë. Universiteti i Gjirokastrës numëron në total 1500 studentë, numër ky shumë i ulët në raport me numrin e popullsisë. Degët më të preferuara prej studentëve janë ekonomiku, infermieria si dhe programet dy vjeçare.

Ky vit akademik nuk nis vetëm me degë të mbyllura dhe mungesë të stafit akademik, por edhe me protesta. Pedagogët kanë njoftuar se sot me nisjen e vitit akademik do të jenë në Univeristete nga ora 08:00 deri në orën 10:00, ku do të mirëpresin studentët e vitit të parë dhe më pas do të vijojnë protestën e tyre.

Pedagogët kanë nisur tashmë bojkotin pa afat ndaj vitit të ri akademik. Vendimi ka ardhur pasi qeveria, nuk është përgjigjur kërkesave të tyre për rritjen e rrogave me 30% dhe më pas 20% një vit më vonë.

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës.

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor.

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’.

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.

-Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike

Etiketa: elbasanUniversiteti “Aleksandër Xhuvani”Viti i ri akademik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste kokainë në zonën turistike të Livadhit në Himarë, i riu nga Elbasani kapet me 185 doza

13:18 : 10/08/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

11:04 : 07/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend : 25 vatra në 24 orë

11:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

21:07 : 02/08/2025
AKTUALITET

Ushtronin prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 punonjëset e s*ksit nga Kazakistani

12:19 : 01/08/2025
Para

“Fajin e ka Putin”/ Partia e Lirisë i përgjigjet Ramës: Je kryehajdut e mashtrues!

TË GJITHA

Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 10/08/2025

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

22:54 : 10/08/2025

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

22:40 : 10/08/2025

Jepte para me fajde dhe reklamonte makina luksoze, jeta e shthurur e autorit të vrasjes në Gjilan

22:20 : 10/08/2025

Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese

22:04 : 10/08/2025

Dhunoi rëndë një person pas një konflikti për parkimin, arrestohet 67-vjeçari në Lezhë

21:43 : 10/08/2025

Zjarr në Bërzhitë, flakët rrezikojnë zonat e banuara

21:29 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com