• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja e re/ Lame: Shërbimi pronësor kryhet me firmë elektronike nga noteri

12:49 : 15/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Kreu i Kadastrës shqiptare, Artan Lame ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Noterisë, e cila parashikon që çdo shërbim pronësor do të kryhet në kohë reale me firmosje elektronike nga noteri.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i Kadastrës Artan Lame i cili sqaroi se në bazë të kësaj marrëveshje duke filluar nga dita e hënë nuk do të jetë më nevoja që noteri të firmosë dokumente dhe më pas ato të shkojnë te Kadastra, por përmes shërbimit online firma elektronike tashmë shkon në kohë reale në zyrën e Kadastrës.

Gjatë marrëveshjes me kryetaren e Dhomës Kombëtare të Noterisë, Mimoza Subashi, kreu i Kadastrës mori një shembull ironizues duke thënë se “Skëndërbeut i njihet shtëpia në Venecia sepse ka pasur akt noterial, por nga noteri i Krujës nuk na ka mbetur asgjë”.

 

Pjesë nga fjala e Artan Lames:

Lexo edhe:

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

Përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

“Para disa ditësh i ftuar në një emision të mbrëmjes, i pyetur deklarova “Kadastra nuk përbën më lajm”.

Pa kaluar java, detyrohem t’i bie hashá asaj që deklarova, sepse sot jemi këtu bashkarisht me Dhomën Kombëtare të Noterisë për një lajm të mirë, për të firmosur Protokollin Teknik të Marrëveshjes së Përbashkët ASHK-DHKN.

Marëveshja e firmosur para dy vjetësh midis nesh, hodhi bazat e bashkëpunimit midis dy institucioneve, duke mbetur sidoqoftë në nivelin e drejtimeve që do të ecnim për tëardhmen. Për më tepër, në këto dy vjet, Qeveria Shqiptare implementoi reformën e dixhitalizimit të shërbimeve, reformë në të cilën shërbimet e Pronësisë përbëjnë një nga shtyllat kryesore.

Kjo kërkoi që Kadastra të rishikonte gjithë sistemin e mardhënieve me aktorët e bashkëpunimit ku shërbimi i Noterisë është një prej aktorëve kryesorë. Theksoj këtu që, prej Mesjetës prona ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me Noterinë. Mjafton këtu të kujtoj që ne sot dimë se ku kishte blerë një banesë Skënderbeu në Venecie, sepse egziston dokumenti noterial i kësaj kontrate; por nuk dimë se ku banonte në Krujë, sepse nga noteri i Krujës nuk na ka mbetur asgjë.

E them këtë, jo për t’i bërë reklamë noterisë, sepse ky shërbim ka ende shumë mangësi, ashtu sikundër edhe Kadastra ka shumë mangësi, por për të theksuar që prona pa një shërbim noterial profesional,të avancuar dhe modernizuar, nuk garantohet dot.

E pra sot, në epokën dixhitale, pjesa kyçe e këtij modernizimi, qëndron në marrdhëniet dixhitale midis dy institucioneve tona. Pikërisht gjithë këtë ngrehinë e bën funksionale protokolli teknik që po firmosim sot.

Më konkretisht, Të gjitha operacionet pronësore që kërkojnë praninë e noterit, tashmë do të kryhen në kohë reale, përmes firmosjes elektronike të noterëve.

Kjo gjë do të shkurtojë në mënyrë drastike kohën e operacioneve, pasi dokumentacioni pronësor tashmë do të përcillet nga noteri drejt Kadastrës në rrugë elektronike.

Në mënyrë fundore ka një qëllim të vetëm, marrjes në kohë reale të shërbimit nga ana e qytetarëve, duke shmangur ecejaket Qytetar – Noter, Noter – Postë, Postë – Kadastër, Kadastër – Postë, Postë – Noter, e plot të tjera, pa shtuar këtu xhiron nëpër Banka për të paguar faturat.

Dhe e gjitha, do tëbëjë tëmundur pajisjen me shërbimin e kërkuar brenda 48 oreve nga konfirmimi i pagesës për aplikimin e kerkuar. Duhet thënë që për vitin 2021, u lëvruan nga Kadastra rreth 1,52 milion shërbime,prej të cilave 50% e tyre u aplikuan përmes noterëve.

Kjo gjë flet nga njëra anë për rëndësinë e shërbimit noterial në shërbimet e dhëna; dhe, nga ana tjetër, për ndërgjegjësimin e popullsisë në rëndësinë dhe rolin e noterisë kur kryhen transaksione me pronën. Këto janë 8 shërbimet e para, por kësaj liste sipas tempistikës së parashikuar nga Protokolli, do t’i shtohen njëri pas tjetrit edhe shërbime të tjera në vijim.

Siguria e të gjithë këtij ndërveprimi,do të garantohet nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit (e-albania), duke berë autentifikimin dhe certifikimin e aplikimeve që shkëmbehen ndërmjet tyre.

Përfundimisht: Ajo që po ndodh aktualisht me shërbimet “on line” është epokale si reformë dhe, që prej një viti që kemi filluar implementimin, po ndryshon si nata me ditën shpejtësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ajo që po ndodh me shërbimet “on line” është epokale edhe në kuadër të uljes në nivele historike të prekjes së xhepave të qytetarëve. Kjo sepse mund të korruptohet njeriu, por jo sistemi“, tha Lame.

 

Llojet e shërbimeve që, nga e hëna, do të ofrohen përmes nënshkrimit elektronik në noterëve:

1. Regjistrim i kontratës së shitjes
2. Regjistrimi i kontratës së dhurimit
3. Regjistrimi i deklaratës për heqje dorë nga pronësia
4. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë.
5. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë me vlerë nga 1 milionderi 10 milion lekë.
6. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë mbi 10 000.000 lekë.
7. Pasqyrim i bashkëpronësisë bashkëshortore në regjistrimet e mëparshme.
8. Regjistrimi i kontratave të shitjes, dhurimit, me rezerve /kusht të pasurisë së paluajtshme.

Etiketa: artan LameDhomën Kombëtare të Noterisëfirma noterialefirmosje elektronikeKadastraKadastra shqiptareMimoza Subashisherbim online

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

12:23 : 27/05/2025
AKTUALITET

I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame

09:00 : 27/05/2025
AKTUALITET

Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira

09:22 : 26/05/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025
AKTUALITET

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025
Para

Meta: Është koha të bëjmë gjithçka të rikthejmë rininë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com